E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat, Basha: Bashkia nuk do lejojë rritjen e cmimeve

TIRANE- Bashkia e Tiranës merr masa për të mos lejuar rritjen abuzive të cmimeve gjatë festave të fundvitit. Kryebashkiaku Lulzim Basha ka bërë të ditur gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit se është ngritur Task Forca që do të monitorojë tregjet dhe nuk do të lejojë abuzimet me cmimet.

“Gjatë 3 javëve të ardhshme kjo agjenci sëbashku me shërbimet e tjera të bashkisë, shërbimin tatimor, policinë bashkiake do të veprojnë në kuadrin e një Task Force, pra të një organizim i posacëm i ndarë me skuadra që do të shqyrtojë, hulumtojë dhe në rast konstatimi do marrë të gjitha masat për të frenuar dhe goditur abuzivizmin me cmimet në tregjet e qyteteve”, tha Basha.

Ndërsa tregtarët nga ana e tyre kanë ngritur problemin e diferencimeve që bëhen nga doganat në doganimin e maunave në periudhat e festave.

Ndryshe nga vendet e tjera ku cmimet e produkteve për rastin e festave pësojnë rënie, në Shqipëri rriten ndjeshëm, duke goditur konsumatorët.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Basha: Cmimet per festa nuk rriten

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›