Kur drejtësia shërben si mburojë për zyrtarët e korruptuar
ILDKP, institucioni që përgjigjet për të verifikuar pasuritë e zyrtarëve, dorëzon në mënyrë sistematike kallëzime penale në prokurori, por fare pak prej tyre përfundojnë në gjykatë, dhe fare pak prej atyre që përfundojnë në gjykatë dënohen. Kjo është kultura e mosndëshkimit, e cila, sipas kreut të ILDKP-së, Adriatik Llalla, ka krijuar një membranë mbrojtëse për zyrtarët e korruptuar
Zoti Llalla si është bashkëpunimi i institucionit që ju drejtoni me të gjithë institucionet e tjera?
Llalla – Institucioni ynë ka marrëdhënie korrekte bashkëpunuese me të gjithë institucionet. Shqetësim për ne vazhdon të mbetet problemi i trajtimit të çështjeve që ne kallzojmë në organin e prokurorisë, e që trajtohen më pas nga institucionet e drejtësisë. Pasi mjaft raste të kallzuara nga ne pothuajse pushohen në sistemin e drejtësisë. Kjo ka sjellë për rrjedhojë krijimin e një manteli paprekshmërie tek zyrtarët e korruptuar duke bërë që ata të ndihen mbi ligjin mbi qytetarët e thjeshtë.
A keni ndonjë shifër se sa zyrtarë janë dërguar në prokurori për këtë vit? Për sa prej tyre është pushuar çeshtja, dhe sa prej tyre kanë marrë pafajësinë në gjykatë?
Llalla- Këtë vit ne kemi dërguar në organin e prokurorisë, pra kemi kallzuar penalisht, rreth 15 zyrtarë deri në këtë moment. Një pjesë e madhe vijojnë të jenë nën hetim, një pjesë janë pushuar dhe vetëm shumë pak raste kanë kaluar për gjykim.
Kryesisht për çfarë janë, për fshehje pasurie apo konflikt interesi?
Llalla- Fshehje të pasurisë apo mos deklarim të pasurisë.
Sa është numri i zyrtarëve që kanë refuzuar të plotësojnë formularët?
Llalla- Për këtë vit janë 10 zyrtare të cilët i kemi dërguar në prokurori për mos përmbushje të detyrimit të tyre për plotësim të formularit të deklarimit të pasurisë.
Sa është numri i të kallzuarve në prokurori për konflikt interesi?
Llalla- Këtë vit ka patur një rritje të çështjeve në rradhet e administratës publike që kanë konflikt interesi, kjo falë edhe informacionëve të shumTa që vijnë nga qytetarët lidhur me dyshimet që ata kanë per raste të kesaj natyre. Për konflikt interesi në ushtrimin e funksionëve publike . Momentalisht ne kemi marrë masë administrative të denimit me gjobë për 70 zyrtare të kësaj kategorie të gjendur në kushtet e konfliktit te interesave. Ka një rritje në raport me vitet e kaluara, vihet re një ndërgjegjësim i qytetarëve, po kështu edhe nga raportet e mediave.
Si është situata për mosdeklarimin e pasurive?
Llalla- Për fshehjen e pasurisë vihet re që ka një tendencë të qytetarëve për të informuar, gjithnjë në rritje, për të informuar në institucionin tonë në numrin tonë free (falas) dyshimet në rrugë postare apo në kutinë postare për dyshimet që ata kanë për zyrtarë që fshehin pasuritë.
Zoti Llalla, a ka ndonjë skemë që zyrtarët ndjekin për fshehjen e pasurisë?
Problem shqetësues vazhdon të mbetet fakti që zyrtare të korruptuar pasurinë e tyre e fshehin në emër të personave që lidhen me ta. Dhe problemi ynë që vijon është fakti që duhet parashikuar detyrimi ligjor që personat e lidhur me zyrtarët të kenë detyrimin e deklarimit të pasurisë. Pasi gjithë pasuria e fituar në menyrë të kundraligjshme fshihet në lidhjet farefisnore apo shoqërore të zyrtarëve, që e krijojnë pasurinë në mënyrë të paligjshme.
Zoti Llalla, ju e keni ngritur këtë problem edhe në 2010-tën, pra menyrën e deklarimit të pasurive në formën e dhuratave, a keni bërë hapa konkret për ndryshimet ligjore?
Llalla- Ky vazhdon të mbetët problem shqetësues që po merr përmasa edhe më të medha. Ne kemi gjetur mbështetje edhe nga faktorët ndërkombëtar, kemi diskutuar per amendimet e ligjit. dimë që diskutimi i ligjit ka shkuar deri në Kuvend por nuk është marrë ende në shqyrtim.
Çfarë dhuratash deklarojnë kryesisht zyrtarët?
Llalla- Dhuratat janë kryesisht vetëm lekë. Në formën e dhuratave apo të huamarrjëve, çka sjell domosdoshmëri për amendimin e ligjit të cituar.
Nëse institucioni do tja arrijë qellimit për kontrollin e pasurive të plota dhe të gjithanshme të zyrtarëve është domososhmeri amendimi i ligjit për kontrollin e pasurive të personave që lidhen me zyrtarët?
Llalla- Siç e përmenda, dhuratat huamarrjet janë kthyer në një fenomen që po merr përmasa të gjera. Pamundësia jonë ligjore për të marrë masa ndëshkuese ndaj personave të lidhur me zyrtarët ka bërë që në një fare mënyre ata ti shmangen përgjegjësisë ligjore.
Ju folët për mantelin që mbron zyrtarët e korruptuar, për çfarë kategorie zyrtarësh e keni fjalën?
Llalla- Ata janë të të gjithave nivelëve, përfshi edhe të nivelit të lartë. Emrat e të cilëve janë bërë publik.
Deri ku arrin niveli i zyrtarëve që fshehin pasurinë?
Llalla- Të gjithë zyrtarët që ne kallzojmë apo krijojmë dyshime, normalisht që ata janë zyrtarë në pozicione më të rëndesishme shtetërore apo publike, dhe kanë mundësi për të abuzuar më shumë me pushtetin.
Marrë nga TCH
Shkrime të tjera me interes: