E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat, Greqia lehtëson lëvizjet për emigrantët, ja datat

Urdhrit të ministrit grek të Punëve të Brendshme, Pavlopulos: Ja kategoritë e emigrantëve dhe dokumentet që duhet të kenë që të vijnë në Atdhe nga 15 nëntori deri në 31 janar 2009 Autoritete greke kanë marrë masat e duhura për krijimin e lehtësirave për emigrantët që punojnë dhe jetojnë në tokën helene dhe që janë në proces legalizimi të dokumenteve për tu krijuar mundësinë atyre që të lëvizin lirshëm për në vendlindjet e tyre. Për këtë qëllim në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Greqisë është botuar njoftimi ku janë caktuar datat e lejimit të daljes drejt atdheut të tyre dhe hyrja në Greqi e emigrantëve shqiptarë dhe të tjerë. Sipas urdhrit të ministrit grek të Punëve të Brendshme, Pavlopulos, të gjithë emigrantët e huaj që punojnë dhe jetojnë në Greqi, kanë mundësi të vizitojnë vendet e tyre me rastin e periudhës së fundvitit. Lejohet dalja drejt atdheut të tyre dhe hyrja në Greqi e emigrantëve të huaj që jetojnë në mënyrë të ligjshme në Greqi nga 15 nëntor 2008 deri në 31 janar 2009. Kjo vetëm për ata persona që vërtetojnë se kanë lëvizur nga Greqia nga data e vlefshmërisë së urdhrit. Të huajt që do të lëvizin për periudhën e Krishtlindjeve dhe festën e fundvitit do të duhet të kenë: të huajve që u ka mbaruar leja e qëndrimit, Pasaportë apo dokument tjetër udhëtimi të njohur nga shteti grek si të tillë që është në fuqi (e vlefshme), leje qëndrimi vlefshmëria e të cilës ka mbaruar si dhe vërtetim, tip A (me ngjyrë blu) se kanë dorëzuar dokumentet për rinovimin e lejes së qëndrimit, para përfundimit të saj nga një prej kategorive që parashihen në ligjin nr.3386 të vitit 2005. Sipas këtij udhëzimi të huajt që kanë bërë kërkesë për herë të parë për leje qëndrimi duke iu referuar paragrafit 11 të nenit 91 dhe ligjit 3386/2005, të paragrafit 4 të nenit 18 të ligjit 3536/2007 dhe numrit të vendimit ministror me numër 11702/2006 duhet të paraqesin pasaportë apo dokument tjetër udhëtimi të njohur nga shteti grek si të tillë që është në fuqi (e vlefshme) si dhe vërtetim të tipit A (me ngjyrë blu) se kanë dorëzuar të plota dokumentet për dhënien e lejes së qëndrimit sipas parashikimeve të mësipërme. Për arsye të bashkimit familjar, punës dhe studimeve nevojitet pasaportë apo dokument tjetër udhëtimi të njohur nga shteti grek si të tillë që është në fuqi (e vlefshme), vizë, vlefshmëria e së cilës ka mbaruar e që është marrë në fillim për arsye të bashkimit familjar, punësimit dhe studimeve si dhe vërtetim se kanë dorëzuar dokumentet për dhënien e lejes së qëndrimit për arsye të bashkimit familjar, punësimit dhe për arsye studimi. Të huajt për të cilët ka dalë urdhër i përkohshëm anullimi apo është dhënë anullim nga gjykata e shkallës së parë duhet të kenë pasaportë apo dokument tjetër udhëtimi të njohur nga shteti grek sit ë tillë që është në fuqi (e vlefshme), vërtetim i posaçëm i qëndrimit të rregullt sipas urdhrave me numër 21535/16.11.2006 . Të huajt që kanë kërkuar leje qëndrimi pa iu dhënë nga shërbimet kompetente leja fillestare e qëndrimit që kishin kërkuar sipas paragrafit 11 të nenit 91 të ligjit 3386/2005 duhet të paraqesin pasaportë apo dokument tjetër udhëtimi të njohur nga shteti grek si të tillë që është në fuqi (e vlefshme), vërtetim i tipit A (ngjyra blu) se kanë dorëzuar dokumentet për rinovimin e lejes së qëndrimit. Ndërkohë në udhëzim bëhet me dije se mundësia e daljes dhe hyrjes nuk jepet tek zotëruesit e vërtetimit të veçantë që iu është dhënë sipas paragrafit 6 të ligjit 21535/7.11.2006 apo për ata që janë në lirim me kusht të cilëve u ndalohet ndërkaq edhe dalja nga vendi. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›