Rastet Meta e Ndoka, me lexime të ndryshme, brenda të njëjtës grevë urie

Sipas medias shqipetare qe me date 10. Nentor jane ngujuar ne nje „greve urie“ ne sallen e parlamentit Shqipetar dhe simbolit te pluralizmit dhe te demokracise njembedhjete deputete te LSI dhe te PDK ne krye me Z.Ilir Meta dhe Z. Nard Ndoka. Ky ngujim mund te shpjegohet ne disa menyra deri ne nje fare mase por nje pjese e kesaj ngjarje ngelet e pashpjegueshme. Qe Z. Ilir Meta futet ne greve urie eshte plotesisht e kuptueshme, pasi jo vetem qe ne vitet e fundit ka shtuar shume ne peshe edhe duke qene ne opozite, por duke hedhur shikimin tek zgjedhjet e ardhshme me siguri ka ndermend te beje nje figure sa me te pranueshme per elektoratin shqipetar. Se dyti Z. Ilir Meta si politikan me eksperience jo vetem ne nivel partiak por dhe qeverises duhet te jete nder ata politikane ne Shqiperi qe i njohin mire rregullat e demokracise si per shembull: ne nje demokraci parlamentare si ajo e Shqiperise, pjese e se ciles eshte dhe Z.Ilir Meta, legjislativi eshte parlamenti i cili del nga zgjedhje te lira e demokratike dhe qe i merr vendimet me shumice votash. Ne keto rrethana nuk thuhet asgje ne kushtetuten e shqiperise mbi raste te tilla si Berisha-Rama, dmth. nuk eshte e ndaluar jo vetem ne Shqiperi, por as ne shtete te tjera me sisteme parlamentare qe dy fraksionet me te medha ne parlament te votojne te njejtin ligj (si ne rastin e Gjermanise ku kemi koalicionin e madh CDU/CSU dhe SPD). Kjo mase e marre nga Ilir Meta dhe Nard Ndoka ka vetem nje ane pozitive; ajo nuk bie ndesh me rregullat e demokracise, perkundrazi!
Le te ndalim tek rasti i Z.Nard Ndoka: Behet fjale per nje ish-minister te qeverise Berisha deri ne gusht te ketij viti, dmth deri para dy muajsh e gjysem. Fakti qe ai vihet ne nje front me Meten dhe kunder ish-shefit te tij deri para dy muajsh, tregon edhe njehere se Z. Ndoka eshte nje person pa profil politik, por vetem me disa interesa te vogla private. Perveç kesaj tregon edhe se ai nuk eshte nje politikan por thjesht nje nga rastesite e radhes ne zhvillimet politke shqipetare. Kjo levizje politike nga njeri skaj ne tjetrin eshte nje deshmi per mungesen e seriozitetit politik te ketij ish-ministri dhe per servilizmin e tij ndaj Z. Ilir Meta ne kuader te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare.
Nje tjetër aspekt teper komik përbën edhe konstelacioni politik i ketyre dy personave. Z. Ilir Meta ben pjese ne opozite, por me ane te kesaj greve, ai ka krijuar nje subjekt te ri unik ne nje sistem politik parlamentar. Ai ka krijuar opoziten qe i ben opozite opozites dmth. kemi nje opozite duale ne parlamentin shqipetar. Me krijimin e ketij subjekti - me dashje apo pa dashje - Z. Meta mundohet t’i jape ngjyra anarkiste parlamentarizmit. Propozimi im eshte qe keta pseudogrevistë t’i perfundojne keto aksione qesharake per hir te zhvillimit te demokracise dhe te procesit te integrimit Euro-Atlantik. Jemi ne vitin 2008 dhe ka ardhur koha qe te shkeputemi nga metodat primitive ne procesin e vendimbërjes e vendimmarrjes.
Mjafton te hedhim nje sy nga ana tjeter e Atlantikut dhe te shohim se ç’do te thote reprezantim, komunikim e proces politik modern ne kohet e sotme kur media elektronike po merr dita-dites nje kuptim vendimtar. Krahasojeni menyren e greves se urise ne Parlament me fushaten elektorale te shtabit Obama dhe ndoshta do te ndergjegjesohemi dhe do te largohemi nga politika destruktive.
Autori i shkrimit është Kandidat për Dr. i Shkencave Politike në Universitetin e Regensburgut në Gjermani
...