E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat Kombëtare, Bashkia e Tiranës seri aktivitetesh

TIRANË- Bashkia e Tiranës, me rastin e festave kombëtare, Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ҫlirimit të Atdheut më datë 28 Nëntor do të organizojë një sërë aktivitetesh kulturore. Qyteti i Tiranës, i dekoruar me simbole, flamurë kombëtarë, do të festojë sipas një programi.

Aktivitet festive do të nisin me vizitën e Kryebashkiakut Lulzim Basha në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Pjesë e këtyre aktiviteteve do të jetë panairi “Blej shqip”, ku do të tregëtohen vetëm produkte shqptare.  Në hapje të jubileut të 100-të të pavarësisë së Shqipërisë do të organizohet ekspozita fotografike me momentet më të rëndësishme historike të festimeve të kësaj dite në Tiranë. Për të nxitur vizitort edhe ne muzeun Etnografik, “Kulturë dhe Vazhdimësi”, në sheshin përpara muzeut dhe Kullës së Sahatit është menduar ngritja e një ekspozite me objekte (suvenire) që përmbajnë Flamurin Shqiptar, të cilat nëse do të organizohet nga një palë e tretë mund të lejohen edhe të shiten. Në kërkim të objekteve të hershme që mbartin flamurin të inkorporuar për tu ekspozuar brenda muzeut.

Edhe Cirku i Tiranës, do të jetë pjesë i zinxhirit të aktiviteteve festive. “Thesaret e Cirkut” është shfaqja e cila do të lançohet për herë të parë me rastin e festave të 28 Nëntorit dhe do të vazhdojë përgjatë gjithë sezonit të Dhjetorit, ku do të përmblidhen numrat më të mirë ndër vite në 7 profilet themelore të cirkut.
Për shfaqjen në terren më 28 Nëntor, do të përzgjidhen disa nga numrat e këtij projekti dhe do të kombinohen me elementë të tjerë artistikë të përshtatshëm për terren të hapur dhe për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve me grupmosha të ndryshme. Shfaqja do të jetë e alternuar me performimin e Teatrit “Metropol” për fëmijë dhe Qendrës TEN.

Aktorët e Teatrit të Metropolit në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar për kostumografinë e aktorëve do të vishen me veshje të personazheve Historike si Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Murat Toptani, Marigoja, etj në një background me imazhe që të kthejnë në kohë, në vitet e ngritjes së flamurit, do të krijojnë kështu këndin e fotografisë, ku qytetarët do të mund të bëjne foto me këto personazhe.

Ansambli i Tiranës do të performojë valle të të gjitha krahinave për ti shtuar frymën festive dhe ndjesinë shqip panairit në rrugën pedonale. Kamerata e Tiranës do të jetë pjesë e aktivitetit që do të organizohet në bashkëpunim me liceun e Tiranës për të shoqëruar korrin e fëmijëve ose do të performojë pranë këndit të fotografisë gjatë paradites, ose mbasdites. Përpara Galerisë Kombëtare të Arteve do të shfaqet me një aparature tradicionale jo dixhitale me projeksion filmi “Nëntori i dytë”, e cila krijon emocione të veçanta e shfaqur në një ambjent të hapur me teknologjinë e vjetër, për të plotësuar mozaikun e sjelljes në vëmendje të historisë 99 vjeçare të Shqipërisë në Pavarësi.

Atmosfera festive do të kulmojë me koncertin e madh në orën 18:00 në Sheshin Nënë Tereza, ku do të marrin pjesë përfaqësuesit më të mirë të muzikës Shqiptare.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›