Shkodra është e “dënuar” me mbeturina!

Rasti më i fundit është ai Landfildit të Bushatit, ku Bashkia e Shkodrës ende nuk i depoziton mbeturinat atje. Shkak janë bërë mosmarrëveshjet për çmimin depozitimit për çdo ton mbeturine.
Bashkia e Shkodrës e konsideron më të lartë se sa duhet këtë çmim, ndaj nuk pranon të paguaj. Ndërkohë, disa komuna përreth i depozitojnë atje tashmë mbeturat e tyre, që janë shumë më të vogla në sasi se sa ato të qytetit. Landfildi i Bushatit është ndërtuar pak muaj më parë me buxhetin e qeverisë shqiptare, një investim prej 4.5 milionë euro, për depozitimin dhe përpunimin e mbeturinave në rajonin verior, Shkodër-Lezhë.
Nënkryetari i bashkisë së Shkodrës, Ahmet Omi, thotë se palët duhet të ulen dhe të bien dakord për çmimin. Ai bën të ditur gjithashtu se është ngritur një këshill mbikëqyrës që pothuajse nuk funksionon. Në një krahasim që Omi bën me një aktivitet të tillë që kryhet në komunën e Farkës në Tiranë, ai sqaron se bashkia e Tiranës ndjek një politikë lehtësuese në këtë drejtim përsa i përket depozitimit të mbetjeve urbane, ndaj edhe fton drejtuesit e Landfildit të Bushatit që të ulen në bisedime për të gjetur mirëkuptimin e duhur për këtë problem. /Start/
2011-11-25 13:17