E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat, Policia e Shtetit masa për rritjen e sigurisë publike

Policia e Shtetit, në kuadër të festave të fundvitit, ka hartuar Planin e Masave "Për garantimin e rritjen e sigurisë publike", permes të cilit janë përcaktuar detyra konkrete për strukturat qendrore dhe vendore të policisë, në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit për qytetarët.
 

Në kuadër të këtyre masave është bërë vlerësimi i nevojave për shërbime shtesë policore në drejtim të menaxhimit të fluksit të lëvizjes në Pikat e Kalimit Kufitar, si dhe për kontrollin dhe rritjen e sigurisë në rrugë etj., në funksion të vënies në efiçencë të plotë të shërbimeve policore për kryerjen e detyrave për rritjen e sigurisë publike gjatë festimeve të fundvitit.
 

Në këtë kontekst masa janë marrë për rritjen e shërbimeve të Policisë Rrugore në segmentet që lidhin vendin tonë me Pikat e Kalimit Kufitar me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Një sërë masash janë marrë gjithashtu, me qëllim lehtësimin e proçedurave të përpunimit të personave dhe automjeteve në Pikat e Kalimit Kufitar, përmes të cilit është parashikuar shtimi i personelit në Pikat e Kalimit. Ndërkohë masa të veçanta do të ndërmerren për parandalimin e përdorimit të fishekzjarreve të rrezikshme në netët e festave.

Gjatë ditëve të festimeve të fundvitit strukturat e Policisë së Shtetit do të kalojnë në shërbim të përforcuar.
Masa të veçanta janë marrë për mbajtjen nën kontroll të elementëve me preçedent criminal, parandalimin e kalimeve të paligjshme të kufirit, kapjen e personave në kërkim, parandalimin e kontrabandës, etj.
 

Gjithashtu do të përforcohen shërbimet policore për ruajtjen e sigurimin e objekteve të rëndësishme shtetërore.
Monitorimi i masave të marra nga strukturat vendore të policisë për garantimin e rendit dhe qetësisë publike gjatë zhvillimit të festave të fundvitit do të kryhet nga Drejtoritë Qendrore në Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›