Rama: Kastriot Islami e ka një shans të dytë
TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama shpalli dje, projektin e tij, për tu bërë kryeministër i vendit, në krye të listës së deputetëve të PS-së në zgjedhjet e ardhshme politike. Gjatë një interviste, dhënë gazetarit Alfred Peza, në emisionin “Debat”, në Vizion Plus, kreu socialist la të hapur një mundësi të dytë për deputetin e përjashtuar Kastriot Islami, duke thënë që gjithmonë ka një shans të dytë. Sa i përket mbështetjes së Fatos Nanos për postin e Presidentit, Rama tha se PS kërkon një proces për një President konsensual dhe nuk do të bjerë në lojën e emrave.
Humbët apo ua vodhën Tiranën, zoti Rama?
Besoj se kjo është një pyetje retorike, sepse vjedhja u krye ditën për diell, pavarësisht se jo të gjithë patën dëshirën për ta pranuar.
Do të kandidonit sërish për herë të katërt për Tiranën nëse do të ktheheshit mbrapsht?
Besoj se arsyet e kandidimit tim janë të njohura dhe me atë “nësenë” e më pastajme sigurisht që gjërat kanë mundësinë për t’i parë në një mënyrë tjetër. E përsëris në Tiranë ne nuk humbën, u vodhëm ditën për diell. Ajo që panë njerëzit ishte vetëm kapaku i tenxheres së madhe të manipulimit elektoral që u krye përmes një operacioni me shumë faza. Nuk thashë se çdo të ndodhte nëse koha do të kthehej mbrapsht.
Në përpjekjet tuaja për ta organizuar strukturat e PS-së keni rikthyer në këto struktura disa figura të vjetra...?
Unë besoj se më shumë se sa kaq është një proces i natyrshëm brenda forcës sonë politike, që është një forcë e madhe, ku kontributet e secilit nuk janë të njëjta në secilën periudhë, por askush nuk mbetet i pavlerësuar. Ky është rasti i të gjithë atyre që janë rikthyer që të bëhen pjesë e forumeve më të larta.
Në gjithë këtë histori afrimesh pati një largim, Kastriot Islami.
Nuk ka asnjë ngjashmëri për rastin në fjalë dhe përse duhet të pyesni për Kastriot Islamin, sepse nuk ishte grupi parlamentar që theu vendimin politik për llogari të Kastriot Islamit, por ishte Kastriot Islami që theu vendimin politik për llogari të grupit parlamentar.
Të tjerë deputetë kanë shkelur vendimet e grupit. Pse nuk u përjashtua Ben Blushi, Arben Malaj apo edhe Gramoz Ruçi...?
Por, vetëm Kastriot Islami?
I shkreti...(qesh) Mos i ngatërrojmë gjërat. Është e vërtetë që në këta dy vjet që pararendën kongresin e 5 nëntorit, PS ka jetuar me një anomali të brendshme dhe dëshira, vullneti por edhe bindja ime ashtu si edhe e të tjerëve përreth në lidershipin e PS ka qenë krijimi me durim i kushteve për rikompozizimin në radhë të parë shpirtëror të forcës sonë politike dhe për ngjitjen e asaj frakture që u shkaktuan pas zgjedhjeve të 2009. Dhe pikërisht pasi kjo frymë u krijua apo u shfaq me kongresin e 5 nëntorit dhe pas atij votimi që ju përmendët për Guvernatorin e Bankës, grupi parlamentar ka bërë një mbledhje shumë serioze dhe me bindjen që është momenti për të filluar nga një orë zero. Është rënë dakord që këtu e mbrapa do të bindemi bashkarisht për domosdoshmërinë e një respekti ndaj vendimit të shumicës pas dëgjimit me shumë respekt të çdo mendimi të pakicës. Flas për shumica e pakica që krijohen brenda nesh. Dhe kur është marrë vendimi politik për të kundërvotuar për kreun e KLSH është thënë qartësisht se prania dhe vota kundër janë detyrim i çdo deputeti opozite. I vetmi që e theu këtë vendim politik, pa asnjë arsye të justifikuar është Islami, i cili vendosi të largohet nga grupi i PS-së, pasi është fare e qartë se çfarë nënkupton vendim politik në statutin e PS-së.
Edhe zoti Islami mendon se ky ishte sebep?
Nëse është një sebep, është një sebep që e krijoi me vullnetin e tij të lirë dhe unë nuk i hyj fare nëse ai donte të krijonte një sebep apo nëse ky mund të përdoret si sebep. Unë di të them vetëm kaq që Gjovalin Kadeli, deputeti i Lezhës ishte pranë shtratit të bashkëshortes në spital në Itali krejtësisht i justifikueshëm dhe u kthye për të respektuar vendimin politik, jo thjesht formalisht, por dhe për të nderuar mandatin e tij politik. Fidel Ylli ka sot e gjithë ditën një kurë për një operacion në shtyllën kurrizore që i detyronte regjim shtrati deri në 7 janar dhe është ngritur nga spitali, gjysmë ore përpara ku kurohej çdo ditë dhe ka ardhur të votojë. Për të mos shkuar më tutje, me ndonjë tjetër që ka pasur arsye. Deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu ka anuluar biletat e udhëtimit bashkë me bashkëshortin dhe djalin për një vizitë jashtë shtetit që kishin prenotuar dhe ka qenë në sallë për të votuar. Kush është Kastriot Islami që paska të drejtën të sfidojë të gjithë grupin parlamentar, duke u larguar nga salla, pasi ishte aty në sallë. Nuk është askush më shumë se sa të gjithë deputetët e tjerë të grupit parlamentar socialist. Kushdo që nuk respekton atë vendim nuk fyen thjeshtë një bisedë informale, por fyen grupin parlamentar dhe mbi të gjitha nuk nderon mandatin që ka marrë nga populli opozitar.
Pas dy vjetësh do e riktheni prapë Islamin siç u kthye Paulin Sterkaj, pasi votoi Bamir Topin për President?
Ka gjithmonë një shans të dytë për këdo dhe cilido ja lë të kalojë vetes mundësinë për të përfituar edhe nga shansi i dytë.
A është humbje e mendimit ndryshe ky veprim për përjashtimin e zotit Islami?
Është fyerje e inteligjencës së Partisë Socialiste që mendimi ndryshe të identifikohet me Kastriot Islamin.
Ju thatë që anëtarët e forumeve të reja të krijuara janë bërë me votë. Faktikisht këshilli i të urtëve e një prej anëtarëve të këtij këshilli, zoti Meidani thotë se keni pyetur fare, madje me të keni pasur edhe një polemikë?
Polemikat unë nuk e quaj as polemikë, thjeshtë nga ana ime kam shprehur një opinion. Janë pjesë e të bashkëjetuarit në hapësirën e PS-së dhe është për tu habitur kur dikush që ushqen në mënyrë të vazhdueshme debat e polemikë reagon në mënyrë disporporcionale, kur nga ana tjetër një opinion që nuk pajtohet në gjithçka me opinionin e tij. Kështu që unë nuk shoh asnjë polemikë në kuptimin e keq të fjalës, por një moment kur mendoj se të qëndrojnë dhe përpara se sa të propagandojë bashkimin si çelësi magjik të fitores së të majtës vlen të arsyetojmë të gjithë së bashku se për çfarë duhet të fitojë PS-ja, qendra e majtë dhe ky koalicion më e gjerë se e majta?
Zoti Meidani përmend vetëm se e majta duhet të bashkohet në 2013 dhe vështirë ta arrijë Edi Rama këtë bashkim, thotë ai?
Unë i jam referuar një tërësie opinionesh. Ky është një opinion që nuk është vetëm i presidentit Meidani. Është një opinion me të cilin unë nuk jam dakord. Ftoj edhe ata që e kanë atë opinion që të reflektojnë. Sa i përket këshillit politik që unë ja kam propozuar Asamblesë Kombëtare, unë nuk kam pyetur as ndonjërin nga kryesia e PS-së a do të dëshironin të jenë apo jo anëtarë, por kam propozuar ata që në këndvështrimin tim kanë obligimin që t’i përgjigjen një kërkese të Asamblesë me votë për të marrë një mandat. Presidenti Meidani është anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe për shkak të karrierës, kontributeve dhe për mundësinë për të sjellë opinionet e tyre në një tryezë, është propozuar. nuk shoh pse duhet t’i kërkoja lejen secilit prej tyre.
Përveç ardhjeve ka edhe rrjedhje, zonja Meksi u largua. Tani flitet për largimin e zotit Majko?
Nuk di si mund t’i përziejmë këto të gjitha bashkë. Nëse Kastrioti ka rrjedhur nuk bëhet fjalë për rrjedhje të forcave po qe se , dhe unë realisht lus me gjithë zemër që të jetë e vërtetë që Pandeli Majko të shkojë në Kombet e Bashkuara të përfaqësojë jo thjeshtë Shqipërinë, por edhe shqiptarët, si shqiptari i parë që ngjitet në hierarkinë më të larë të OKB ashtu si kundër në rastin e Ermelinda Meksit s’bëhet fjalë për rrjedhje.
Atëherë duhet të pranoni që keni gabuar me zgjedhjen e Rudina Seserit?
Do ta pranoja që do të kisha gabuar që Rudina ishte një personalitet që i kishte të gjitha atributet për tu kthyer në një figurë të rëndësishme politike të PS. Fatkeqësisht gjërat nuk shkuan siç dëshironim ne. Dha dorëheqjen me dinjitet.
Pse u shkri sekretariati për marrëdhëniet ndërkombëtare?
Është thjeshtë çështje strukturimi të PS. S’ka asnjë mister.
Zoti Rama ka pasur një dokument, sipas të cilit ju kishit kërkuar takim me Ramush Haradinajn, ndërsa dihet që ai është në Hagë? Si qëndron e vërteta?
Besoj se për këtë dokument të prezumuar që treguat ju është shprehur edhe vetë partia e zotit Haradinaj. Unë nuk dua të hyj në komente për dokumentin që nuk ekziston, se s’ka as firmë, as vulë, asgjë. Pyesni Kastriotin për këtë punë.
A ka rivalitet mes jush e Blushit për librat?
Rivaliteti mes njerëzve që shkruajnë, që pikturojnë, është karakteristikë e provincave. Bota e krijimtarisë është kaq e madhe dhe e bukur sa që ka nevojë për secilin.
Kështu që s’bëhet fjalë për rivalitet.
Zoti Berisha për librin ka thënë se nuk i ka pëlqyer mënyra se si e përshkruan ai Fatos Nanon, “një njeri që e mori nga Parisi e bëri ministër. Nuk mund të lexohet ky libër, apo punuam së bashku me mua për rrëzimin e tij” ?
Kur po dëgjoja: “E mori nga Parisi, e bëri ministër”, po mendoja imagjino se ç’duhet të thoshte Enver Hoxha për të, një njeri që e mori nga mali dhe e solli në Tiranë. Kjo është një qasje tërësisht komuniste. Besoj se edhe Nanon s’e kam përshkruar me asnjë lloj ngarkese negative timen.
Mënyra se si i përshkruani ju armiqtë tuaj politikë, si Fatos Nano...
Fatos Nano armiku im politik?! (shpreh habi)
Ilir Meta...
Besoj që ai Ilir Meta dhe përshkrimi i thjeshtë tregon se si e njoha unë Ilir Metën. Të gjithë ata që më kanë përgëzuar për atë portret kanë parë atë që njohin. Nuk ka qenë qëllimi im t’i hyj në hak askujt.
Keni bashkëpunuar me Sali Berishën për të rrëzuar Fatos Nanon?
Kush mund ta hajë këtë, kush mund të besojë se Shaban Memia mund të ketë ndonjë përputhje me estetikën e protestës. Në protesta mund të kishte shkuar kushdo, por se Saliu kishte organizuar ato është njësoj si të besosh se pas atyre protestave ishte Shaban Memia. E vërteta është që me Erion Veliajn jam njohur kur ata pra lëvizja Mjaft, ishin bërë të famshëm.
Dhe për këtë i dhatë edhe postin si sekretar të rinisë..?
Po, si diversantët.(qesh). Unë nuk furnizoja as Erion Velinë, as Mjaftin për të bërë atë që bënin, edhe pse e respektoja shumë mënyrën se si ata e kishin konceptuar këtë lëvizje. Un nuk e kam dëshiruar kthimin e Saliut në pushtet, sepse isha i bindur që do të ishte shumë herë më keq se qeverisja e Fatos Nanos, që do dukej lule në krahasim me atë ç’ka bëri Saliu.
A e keni lexuar librin e Blushit?
Jam duke e lexuar. Është një libër që kërkon pak kohë, por kërkon edhe qetësi. Unë nuk jam lexues romanesh. Kam lexuar shumë pak romane. Por romanet e Blushit i marr dhe i lexoj me kënaqësi pavarësisht, ku jemi ulur me Blushin në tryezën e kryesisë.
Libri i parë i Benit ka qenë një kënaqësi e posaçme. Në pikëpamjen time, Beni e shkruan shqipen mjaftueshmërisht mirë.
A ju erdhi mirë që Elena Kadare ju kishte nxjerrë në librin e saj mesazhet që i kishit dërguar?
Derisa ajo nuk është ndier keq që unë i drejtohesha me fjalën “zemër”, unë se kam problem.
Ka një shprehje dëshire për tu bërë President nga zoti Nano?
Kushtetuta e republikës edhe pse e ndryshuar parasheh një zgjedhje konsensuale të paktën në tre raunde dhe unë besoj se fryma e Kushtetutës është kjo dhe nuk është vendi për të kërcitur dhëmbët dhe për të thënë siç kam dëgjuar Saliun që presidenti do të jetë një nga figurat e PD-së.
Pra ju po thoni se s’jeni dakord me një kandidat të PD-së?
Kjo, afërmendsh. Kjo është një çështje që kërkon një qasje sa më pranë synimit për të përputhur interesin kombëtar, rrugën evropiane me zgjedhjen e presidentit të Republikës. Nga ana jonë ne nuk do të hyjmë në asnjë lloj debati emrash të përveçëm, por do të propozojmë një proces. Pa kërkuar të imponojmë asnjë kandidaturë, por duke imponuar të gjejmë një kandidurë që të mos e katandisë institucionin e Presidentit në një degë të PD-së apo një zgjatim të pushtetit politik të partisë shtet.
Jeni për një proces për gjetjen e një kandidati konsensual mes dy palëve?
Rruga e arsyes na kërkon të gjithëve të shkojmë në një proces që t’i japim Shqipërisë së bashku një President mbi palët, një president, i cili të jetë garant i Kushtetutës
Nëse PD jep konsensus a do të votoni për Fatos Nanon?
Kjo është histori që është hapur mbrashpt dhe krejt para kohe. Përbën një ushqim goxha të shijshëm mediatik. Unë sot dhe as nesër nuk mund të marrim pjesë në gatimin e këtij ushqimi. Ne na duhet një proces dhe në këtë proces nuk kemi asnjë paragjykim në kuptimin e personit.
Ka pasur një debat politik gjatë verës që Presidenti u ka dhënë ju në zgjedhjet e 8 majit.. si e keni parë?
I vetmi koment që kam për atë histori se është i vetmi shembull ku është katandisur një televizion kombëtar . ndërkohë që sa i përket Presidentit Topi dua të them se kur dëgjova dje, deklaratën e tij, ndjeva detyrimin për të shprehur respekt për gjithçka ai ka arritur të bëjë në këto vite tejet të vështira për Presidentin e Republikës. Askush as Saliu dhe Jozefina dhe as ne në krahun tjetër nuk e kemi pritur që Bamir Topi të ishte Presidenti që patëm deri këtu.
Do të keni aleancë me Bamir Topin..?
Po nuk ka asnjë gjasë sot që ne të mund të parashohim situata.
Bamir Topi është i djathtë. Ne jemi qendër e majtë.
Do të keni aleancë me Ilir Metën e LSI?
Ilir Meta është në pushtet
Ilir Meta është i majtë, s’mund ta mohoni këtë?
Ai është Ilir Meta, po LSI-ja sot është aq e majtë sa ç’është e virgjër njëra që bërtet nga dritarja e bordellos, në një kohë këtë gjë e bën nga brenda bordellos. Kështu që e lemë këtë historinë e majtë-e djathtë. LSI-ja është në pushtet. LSI-ja është njëra këmbë e pushtetit. Dhe ne si opozitë nuk kemi asnjë mundësi t’i bëjmë llogaritë me njërën kokë të pushtetit për të larguar pushtetin dhe nga ana tjetër ne në radhë të parë kemi detyrimin të ndërtojmë një program dhe këtë t’ja vëmë shqiptarëve përpara.
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka folur për celula antiamerikane në PS. Ekziston më? Jeni në dijeni?
Besoj që edhe vetë ambasadori Arvizu, pas 21 janarit që vjen nuk do ta përsërisë atë akuzë. Dhe meqë ra fjala për 21 janarin kjo është një plagë e hapur, është një krim i pagjykuar dhe i pandëshkuar, është nja ngjarje për të cilën janë ndaluar vetëm ata që qëlluan me gurë, por vazhdojnë të livadhisin ata që urdhëruan hapjen e zjarrit, ndërkohë që fshirja e serverit të kryeministrisë është një provë që flet vetë se ku gjendet fajtori për 21 janarin.
Ku gjendet?
Fajtori për 21 janarin është Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë.
Në zgjedhjet e 2013 do të jeni në listë për deputet?
Listat e deputetëve do të bëhet kur t’i vijë moti dhe kur të vijë lista do ta shohim se kush do të jetë deputet. Respekti për të gjithë të tjerët më imponon që të mos flasim për vendin tim në listë. Unë do të jem në listën e deputetëve të Partisë Socialiste kandidat për kryeministër i opozitës dhe padyshim bashkë me të tjerët fitues i zgjedhjeve të ardhshme politike.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)