E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbreti Abdullah del nga spitali

Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite është larguar nga spitali i Nju Jorkut, një muaj pasi  u shtrua atje për një operacion në shpinë.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA, thuhet se mbreti Abdullah është larguar të martën në mbrëmje nga spitali për në rezidencën e tij në Nju Jork.

Nuk është specifikuar se sa gjatë do t`i nënshtrohet fizioterapisë atje.

Po ashtu nuk është përmendur se kur, mbreti Abdullah i cili është 86 vjeç do të kthehet në Arabinë Saudite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›