DigitAlb bashkon tre kryeqytete me shqiptare

28 nentori, Festa e Pavaresise kete vit do te kete nje dimension me te madh ne hapesirat shqiptare, pasi sivjet festa vjen edhe me Kosoven e pavarur.
Me kete rast, DigitAlb organizon koncerte madheshtore ne tre kryeqytete te Ballkanit, ku jetojne shqiptare.
Tirana, Prishtina dhe Shkupi do te festojne ne te njejten kohe Diten e Pavaresise. “Nje histori, nje komb, nje gjuhe” eshte slogani i evenimentit te trefishte ne tre sheshe, me koncerte maratone qe do te zhvillohen paralelisht.
Per disa ore artiste nga te gjitha trevat shqiptare do te performojne live per t’i bashkuar ne feste te gjithe shqiptaret. Organizatoret kane menduar qe ne Tirane te mbledhin kengetare nga Kosova e Maqedonia, kurse artistet kryeqytetas jane zhvendosur ne trojet e tjera me shqiptare.
Koncerti do te transmetohet direkt ne oren 17:00 ne kanalin "My Music" ne platformen "DigitAlb".