E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat e 7- 8 marsit Kryeparlamentarja Topalli takim me grate mjeke

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka organizuar një bashkëbisedim me gratë mjeke dhe pedagoge në Universitetin e Mjeksisë, me rastin e festave të 7-8 marsit. Në këtë aktivitet theksi është vënë në rolin e madh që ka gruaja në shoqëri. Kryeparlamentarja Topalli u përqendua tek forca e gruas. Pjesëmarrëset në këtë aktivitet u shprehën se edhe pse integrimi i gruas në shoqëri ka përparuar shumë, ende ka nevojën për rritjen e përfaqësimit. Roli i gruas në shoqërinë shqiptare dhe kontributi në mënyrë të veçantë i mjekeve, është vlerësuar si tepër i çmuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›