E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKPP Do kompensohen mbi 700 pronare

Nis afati për aplikimin e kërkesave të atyre pronarëve që përfitojnë kompensim financiar, pasi janë prekur nga dëmtimet informale. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave bën të ditur për Abc neës se bëhet fjalë për kompensimin e më tepër se 700 pronarëve, listë kjo, e cila u miratua me vendim të këshilit të ministrave në muajin dhjetor 2011.
AKKP ka tashmë fondin prej rreth 200 mlionë lekësh për të bërë kompensimin e pronarëve që përfitojnë nga kësti i parë i kompensimit.
Zoti Cefa informon se në këtë mënyrë vitin e shkuar u kompensuan financiarisht me disa këste të gjithë pronarët, që prekeshin nga ndërtimet informale.
Afati i aplikimit për listën në fjalë do të jetë pafundësisht i hapur dhe pronarët mund të dorëzojnë kërkesat e tyre në çdo kohë, ndërsa në momentin që vjen radha e emrit të tyre, paratë i depozitohen nga AKKP në llogarinë e tyre personale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›