Tirane dy nga 4 te plagosurit ne gjendje te rende

Dy prej personave të plagosur mbrëmjen e të hënës vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë, në spitalin ushtarak ku mjekët nuk jepnin ende siguri të plota për jetën e tyre.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Aleksandër Moisiu”, pranë kryqëzimit me rrugën “Myslim Keta”, brenda ambjenteve të një bilardoje.
Sipas burimeve më e rëndë paraqitet gjendja për Eldi Skodrinajn I cili ka marrë plagë me armë zjarri në gjoks dhe në gjymtyrë, si dhe për Erald Banin, I cili rezulton të jetë pronari I bilardos ku ndodhi sherri.
Më e mirë paraqitet gjendja shëndetësore për Buxheli 18 vjec dhe Oltjon Shehun 25 vjeç. Policia shoqëroi fill pas ngjarjes 3 të dyshuar, ndërsa shpalli në kërkim një të katërt.
Këta të fundit kishin qenë në gjendje të dehur kur kanë shkuar të luajnë në bilardo dhe pikërisht përplasja e fortë e stekave ka shërbyr si shkak për t’u grindur me të zotin e bilardos Bani.
Të rinjtë janë grindur në bilardo dhe Bani mësohet se i ka nxjerrë ata jashtë. Autorët, të cilët mësohet të jenë pjesëtarë të komunitetit rom janë rikthyer dhe një prej tyre me armë automatike ka hapur zjarr me breshëri brenda bilardos duke lënë të plagosur katër të rinjtë.
Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes pas krimit. Policia mori dëshmitë e dëshmitarëve dhe personave të tjerë që kanë dijeni për ngjarjen.
Sipas policisë tre të shoqëruarit e mbrëmjes janë personat që janë konfliktuar me të plagosurit, ndërsa personi në kërkim dyshohet të jetë autori që qëlloi me armën automatike.