E Martë, 3 Nëntor 2026

Transport si në BE – Çmimi s’ndryshon, në 2024 nis ndërtimi i 3 linjave të shpejta në Tiranë

3 linjat kryesore të transportit publik në Tiranë, Unaza, Kombinat-Kinostudio dhe Tirana e Re do të transformohen, duke u shndërruar në linja të shpejta të autobusëve.

Drejtori i transportit dhe trafikut rrugor ne Bashkinë e Tiranës, Enton Punavija thotë se po brenda vitit do të mbyllen detajimet teknike dhe puna në terren do të nis vitin e ardhshëm.

I gjithë sistemi i funksionimit të këtyre linjave do të transformohet, duke nisur që nga flota e autobusëve e deri tek sistemi i biletimit.

Por pavarësisht rritjes së cilësisë së shërbimit, ccmimi I biletës së autobusit nuk do të ndryshojë.

“Linja e Shpejtë e Autobusëve” do të ndërtohet me mbështetjen e KFW-së, Bankës Gjermane për zhvillim dhe Qeverisë Shqiptare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›