E Martë, 3 Nëntor 2026

Mihal Papa, mjeku që kujdeset për ish pacientët midis Athinës dhe Finiqit

Mihal Papa, është mjek nefrolog , i cili ka shërbyer për dekada të tëra në Shqipëri dhe në Greqi. Megjithëse është në moshën 67 vjeçare ,ai vazhdon të ushtroj profesionin e tij human duke u ardhur në ndihmë të gjithë të pamundurve.

Prej disa dekadash ai gjendet midis Athinës dhe Jugut të Shqipërisë pa u shkëputur nga profesioni human. Ai udhëton një herë në muaj drejt vendlindjes për të vizituar banorët e moshuar në fshatrat  e njësisë vendore të Finiqit, ku  ka shërbyer para ndryshimeve demokratike, por edhe në qytetet e Sarandës dhe Gjirokastrës.

Janë me dhjetëra djem dhe vajza nga minoriteti grek, të cilët shërbejnë në sistemin shëndetësor të vendit fqinj.

Gazetare: Heriselda Dyrmishi

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›