Festat e fund vitit operatoret turistike shtojne destinacionet drejt vendeve perendimore

Liberalizimi i vizave te Shqiperise me Bashkimin Europian vendim i cili hyn ne fuqi pak dite para festave te fund vitit pritet te sjelle nje tjeter konfigurim te tregut te udhetimeve te shqiptareve duke zgjeruar gjeografine turistike me vendet fqinje te Schengen-it apo edhe me vendet e tjera te zhvilluara Perendimore.
Nje interesim te vecante kane shfaqur mjaft kompani te transportit ajror. Nese mendohej se fluksi i pare i turisteve shqiptare qe do te udhetojne drejt Bashkimit Evropian per te kaluar prane familjareve festat e fund vitit do te ishte me teper ne rruge tokesore dhe detare per shkak te kostos me te ulet te biletes ne nje kohe te shkurter pritet qe dhe transporti ajror te perballoje nje fluks ne rritje.
Ne prag te liberalizimit te vizave kompanite ajrore qe operojne ne vendin tone kane shtuar jo vetem destinacione te reja por edhe do te marrin edhe avione shtese. Jo ne pak raste linjat ajrore qe kane destinacion Shqiperine nuk nisen ne orarin e percaktuar por per kete kreu i Aviacionit Civil thote se ligji ne kete pike eshte i mire rregulluar dhe ka raste specifike te demshperblimit ndaj udhetareve.
Sipas operatoreve turistike tregu turistik turk ne vecanti i Antalyas do te zere rreth 25 per qind te totalit ai malazez dhe kroat rreth 15 per qind te totalit i Kosoves dhe Bosnjes rreth 12 per qind ndersa tregjet ne vendet e Bashkimit Europian do te zene rreth 28.5 per qind. Rritje pritet te kete edhe tregu turistik grek rreth 14 per qind te totalit. Tregu turistik ne Egjypt do te zene rreth 3.5 per qind te totalit e ai i vendeve Ekzotike Karaibe Indokine etj. rreth 2 per qind.