fare ka pas dokumenteve sekrete te publikuara

Dokumentet qe i ka ne dispozicion web-siti Wikileaks dhe qe do te botohen nga pese gazetat me te rendesishme boterore si New York Times The Guardian Le Monde dhe El Pais perfshijne 251.287 telegrame diplomatike te derguara nga ambasadat dhe konsullatat amerikane ne adrese te Departamentit te Shtetit si dhe 8 mije keshilla qe Departamenti i Shtetit u ka derguar selive diplomatike qe jane neper bote.
Ne kete larmi dokumentesh qe jane ne duart e Julian Assange Drejtor i web-sitit Wikileaks njeri prej tyre i perket vitit te larget 1966 dhe pjesa tjeter me e madhe e tyre datojne nga viti 2004 dhe deri pak muaj me pare.
do dokument permban emrin e autorit adresen e tij nivelin e klasifikimit te tij dhe te tekstit te pergatitur prej tij. Ne shume dokumente citohen edhe emrat e informuesve qe kane ndihmuar me informacione selite diplomatike per te shkruar raporte dhe opinione mbi lideret boterore dhe mbi ngjarjet e ndryshme dhe politikat e jashtme te vendeve te tjera.
Pjesa me e madhe e dokumenteve eshte hartuar nga vete ambasadoret konsujt ose nga anetaret e stafeve te tyre. Shume prej ketyre dokumenteve permbajne vleresime mbi situatat politike te vendeve te ndryshme dhe informacione mbi vendimet personale te lidereve te vecante. Ne ndonje rast japin edhe profile politike dhe njerezore te lidereve.
Si ne rastin e dokumenteve mbi Irakun dhe Afganistanin te shperndare ne veren e kaluar nga Wikileaks pakenaqesite diplomatike te brendshme jane derguar permes protokollit amerikan SIPRINet eshte database i perdorur nga Departamenti te konsideruar ne menyre ekstreme si te sigurta.
Pothuajse gjysma e njoftimeve te ambasadoreve nuk eshte sekrete ato jane thjeshte te klasifikuara si kofidenciale. Vetem 6 e dokumenteve per nje numer te barabarte me 15.652 jane te klasifikuara si sekrete nga ku 4.330 jane aq shume te konsideruar si ceshtje delikate saqe kane edhe nofken e NOFORN qe do te thote se ato materiale nuk mund te jene te lexueshme nga jo amerikanet.
Ato qe kane te drejte hyrje tek database SIPRINet rreth dy milion e gjysme personash perfshi edhe stafin e departamentit dhe te agjencive qeveritare. Megjithate eksperienca e kaluar ka treguar se pjesa me e madhe e tyre punon ne stafin e Departamentit te Shtetit. Te dhenat jane te konsultuara vetem nga disa specialiste kompjuteresh te cilet punojne pikerisht ne qendrat ku jane vendosur forcat amerikane.
Procedurat e regjistrimit dhe te hyrjes ne kete database ndryshohen cdo pese muaj. Megjithate edhe ne keto momente edhe ne dokumentet qe i perkasin nivelin me te larte te sekretit jane te kontrollueshem nga 850 mije amerikane. Rrjedhja e informacionit ishte dicka qe heret a vone do te kishte ndodhur.
Gossip-i i diplomateve
Diplomatet ne njoftimet e tyre shkruajne ngjarjet qe ndodhin ne bote me komente kritike mbi politikanet e huaj kjo ndodhte per shkak bindjes se plote qe kishin se do te mbeteshin sekret te pakten per 25 vjet. Kjo shpjegon edhe arsyen perse diplomatet amerikane e kane lene veten qe te bejne edhe vezhgime qe jane shume me afer me natyren gossip te informacionit se sa vazhdime te natyres gjeopolitike ne raportet e tyre te derguara tek Departamenti i Shtetit.
Megjithate ne kete bum informacioni ku pjesa me e madhe e tyre eshte gossip eshte shume e veshtire te behet dallimi se kur diplomatet kane thene te verteten ne komentet e tyre mbi politikanet dhe lideret e huaj dhe kur kane bere vetem thashetheme per qellime te qarta politike dhe diplomatike te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Nuk ka asnje siguri se te gjithe dokumentet qe jane publikuar jane origjinale ose te falsifikuar. Nuk perjashtohet edhe mundesia se disa prej tyre jane falsifikuar. Ne jemi mesuar qe shume here ti degjojme diplomatet me formula kodifikimi.
Per shembull nje nder rast me emblematik qe njihet ne historine bashkekohore eshte ai i 26 korrikut te vitit 1956 kur Naseri dha pergjigje Dallas-it perpara nje turme te madhe ne Aleksandri.
Duke iu kundervene hapur Frances ai i tha turmes Ne kurre smund te themi se beteja e Algjerit nuk eshte e jona. Ne mes te fjalimit Naseri shqipton emrin e Ferdinand de Leseps de Lessepes franceze qe kishte ndertuar kanalin e Suezit. Kjo ishte fjala e koduar per forcat ushtarake egjiptiane per te marre kontrollin e Kanalit.
Pra ky eshte nje rast tipik ku politikanet komunikojne me kodifikime ne publik dhe qe pjesa me e madhe e njerezve pervec atyre qe jane me dije nuk kuptojne asgje. Shume here na ndodh qe pasi kemi ndjekur ndonje konference per shtyp te nivelit shteteror ose diplomatik te bisedojme mes nesh duke u shprehur se nuk kuptuam asgje nga ato qe u tha.
Madje shkojme edhe me tej duke deklaruar se disa politikane nuk dine as te flasin dhe per kete as qe nuk kuptohen. Ne fakt ata ne ato momente kur ne nuk i kuptojme nuk bejne asgje tjeter vecse po komunikojne me kode per te transmetuar informacione te rezervuara.
Tashme pas publikimit te fundit te bere nga web-siti Wikileaks mund te themi se gjuha qe eshte perdorur nga diplomatet amerikane ne ato dokumente raporte opinione nuk jane me te kodifikuara por qe flasin hapur dhe qarte per politikan lider dhe shtete te tjera te botes.
Sipas Ministrit te Jashtem italian Frattini ashtu si ngjarjet e 11 shtatorit ndryshuan strukturat boterore mbi planin e sigurise keshtu edhe lajmet e publikuar nga web-site do ta ndryshojne strukturen boterore mbi planin e raporteve diplomatike. Shume informacion te publikuar duhet te mbeteshin brenda sferes se rezervimit dhe nuk duhet te publikoheshin kurre. Publikimi i tyre do te bej qe asnjeri te mos i besoje tjetrit.
Per Frattinin viktima e vetme e Wikileaks jane Shtetet e Bashkuara te Amerikes sepse ky publikim synon te deskrititoje Shtetet e Bashkuara. Megjithate ne duhet te bejme te pamunduren per tu qendruar prane miqve tane amerikane qe nje gje e tille te mos ndodh.
Edhe Shqiperia nuk i shpeton Wikileaks-it
As Shqiperia nuk i ka shpetuar web-sitit Wikileaks. Dosja e Wikileaks-it per Shqiperine mendohet se permban mbi 452 telegrame te diplomateve amerikane ne Tirane me Departamentin e Shtetit. Sipas Pergjegjeses per Marredheniet me Publikun ne Ambasaden e SHBA-ve ne Tirane Keto telegrame permbajne komunikime dhe raportime te punes se zakonshme te cilat nuk mendohej dhe nuk duhej te beheshin kurrsesi publike.
Edhe pse ne kete dosje mendohet se ka shume informacione dhe opinione per politikanet shqiptaret per marredheniet e Shqiperise me Rajonin dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes ato akoma nuk jane bere publike. Parashikohet se dosja mbi Shqiperi do te publikohet ne nje faze te dyte publikimesh te bera nga web-siti Wikileaks.
Ajo qe duhet te nenvizohet eshte fakti se edhe pse nje pjese e konsiderueshme e shteteve perendimore qe jane perfshi nga vala e publikimeve e Wikileaks-it perfshi edhe vete Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane reaguar publikisht ne lidhje me publikimin e mjafte informacioneve te konsideruara si te klasifikuara shteti shqiptar nuk ka bere asnje koment apo prononcim.
Dhe ishim tek Ministria e Puneve te Jashtme per te marre opinion zyrtare ne lidhje me kete ngjarje te nivelit boteror dhe me faktin se do te publikohen edhe mjaft dokumente nga dosja mbi Shqiperi qe Wikileaks do te publikoje ne nje faze te dyte. Te vetmin opinion qe moren ishte ai nga Ministri i Jashtem i cili u shpreh per gazeten Shekulli se Nuk kam asnje prononcim per publikimet e web-sitit Wikileaks