Rama kunder festes se flamuri kuq e zi pro zise
Eumlshte absurde investimi i Kryebashkiakut te Tiranes per te instaluar nje atmosfere jo festive ne vend. Duke e zevendesuar atmosferen festive padrejtesisht me nje klime publike zie te intoksikuar nga paranoja konspiracioniste. Ngjan sikur jemi kthyer ne kohen e grupeve sabotatore ndaj pushtetit popullor. Padyshim qe ai ka ca kohe qe flet per orkestrime kinse per te thene se ka sabotime te punes se tij ne Bashki e Parti. Vetem keshtu mund te mbulohet paaftesia e tij per te mbajtur ritmin ne dy pune. Puna e pare e tij eshte drejtimi i partise socialiste cka e merr shume energji. Sikurse pasoja eshte puna e dyte e tij qe vuan braktisja e detyres nga ana e Kryebashkiakut.
Kesisoj per te fshehur te vertetet ai ia faturon direkt te tjereve mungesen reale ne drejtimin e kryeqytetit. Krijon alibi nga me te pakuptueshmet. I vendosur ne krye te PS-se edhe kesaj radhe Edvin Kristaq Rama mohon autoresine e lenies se Tiranes pa dekor festues diten e shpalljes se Pavaresise. Para nje viti ai ishte ne Prishtine kurse rregulli e donte ne krye te festimeve te Tiranes njesoj si koleget e tij krye-bashkiake ne rrethe. Festa e Flamurit eshte e sanksionuar ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise neni 14 pika 5 kur thote se Festa Kombetare e Republikes se Shqiperise eshte dita e Flamurit 28 nentori. Te respektosh Kushtetuten dhe ligjet te respektosh simbolin frymezues te saj eshte nje detyre qe kryebashkiakeve u takon ta realizojne per hir te detyres dhe mandatit qe i kane dhene qytetaret e Tiranes.
Megjithate 98 vjetori i shpalljes se Pavaresise dhe krijimin e Shtetit Shqiptar u festua ne ton minor ne Tirane pse Bashkia Tirane neglizhoi me veprimet dhe mos-veprimet e saj ligjin. Dita e Flamurit 28 Nentori e gjeti Tiranen te pazbukuruar duke shkelur me te dyja kembet si dinjitetin shqiptar ashtu edhe ligjet e ketij vendi qe jane ne themel te ekzistences se shtetit qe kushtezojne te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise.
Sidoqofte akti i papergjegjshem eshte konsumuar. Sepse te gjitha kane konstatuar tashme te pabesueshmen lenien e Tiranes ne meshire te sipermarrjes se lire. Asnje flamur asnje banderole asnje simbolike tjeter. Eumlshte e qarte si diell qe kryetari i Bashkise se Tiranes nuk deshiron qe te kete asnje feste te denje per qytetaret perpos atyre festave qe sajon bashkia. Eumlshte per te ardhur keq qe edhe festa kombetare nuk vleresohet nga e majta. E cila feston vetem 29 nentorin si dite clirimi kur te gjithe e dine fare mire se ajo cilesuar dite clirimi per ta afruar me ate Jugosllave.
Gjithsesi kane pafytyresine te deklarojne sistematikisht nepermjet bashketingelloreve cjerrese te tellallit Serjani se eshte Kryeministri dhe Policia qe i ka penguar te vendosin flamuj ne kryeqytet. Po te kish qene e vertete kjo qe thote zoteria jo vetem mediat porse dhe opinion publik do ta kish mesuar kete lajm.
Pertej kesaj eshte e vertete qe Kryeministri i nje vendi ka fuqi te padiskutueshme ne kete vend cka eshte e pamohueshme. Mirepo qe te merret dhe me ndalimin e ndermarrjes komunale te Rames kjo eshte e tepert. I kalon kufijte e arsyes madje te gjitha parashikimet e logjikes se ftohte.
Egoarku Rama fyeu me indiference te paprecedente aktin madhor te njeriut te urte Ismail Qemali dhe delegateve te tjere qe 98 vjet me pare shpallen Pavaresine e Shqiperise dhe themelimin e Shtetit Shqiptar. 28 nentori 1912 simbolizon se pari bashkimin kombetar ku Deklaraten e Pavaresise e nenshkruan delegatet nga te gjitha zonat nga Kosova ne Cameri. Ai neglizhon totalisht gjestin e patrioteve dhe atdhedashesve shqiptare qe i dhane fund pushtimit 500 vjecar osman ndonese shpenzon parate e taksapaguesve per te festuar 29 nentorin qe nuk eshte as feste clirimi dhe as asgje pervec nje simbolike vetem ideologjike e sistemit te kaluar komunist. Per ata qe se dine data 29 nentor u be feste e Shqiperise zyrtare qe te perkonte ne te njejten dite me festen nderkombetare te Jugosllavise e cila e perkujtonte 29 Nentorin e vitit 1943 daten kur u mbajt ne Jajce Mbledhja II e Keshillit Antifashist Nacionalclirimtar te Jugosllavise AVNOJ si date e shenuar kur u hodhen themelet organizative te shtetit jugosllav te pas luftes. Vendimet e AVNOJ u kopjuan ne Shqiperi pas disa muajsh ne Kongresin e Permetit me 24 Maj 1944.
Kesisoj neglizhenca e paprecedente e kryetarit te bashkise Edi Rama per te zbukuruar qytetin dhe qe Partia Socialiste ska marre pjese ne asnje prej ceremonive te organizuara nga Qeveria dhe Kreu i shtetit ne nder te vepres se cmuar te ideatoreve te Shqiperise se pavarur 98-vjet me pare flet vete me shume se cdo gje tjeter.