E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks 24 materiale per Sali Berishen

Dosja me e madhe e sherbimeve sekrete permban nje mori dokumentesh per Shqiperine kryeministrin Berisha dhe shume ceshtje te brendshme. Zbardhen transkriptet kryesore te tre muajve te fundit. Dokumentet nga NATO tek siguria kombetare dhe armet berthamore


Dokumentet e publikuara nga Wikileaks permbajne materiale edhe per kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Te dhenat zyrtare te faqes online tregojne se emri i Sali Berishes ndodhet 24 here ne titullin e materialit cka do te thote qe ky emer egziston ne 24 komunikime diplomatike te cilesuara sekrete ose konfidenciale.


Ende nuk eshte bere publik asnje permbajtje e ketyre materialeve deri me tani dihet vetem qe egzistojne 24 te tilla. shte parashikuar qe i gjithe procesi i shkarkimit te materialeve te perfundoje pas disa muajsh.

Per Shqiperine ne Wikileaks gjenden 1768 dokumente te ndryshme. Materialet kane te bejne me dokumente te nisura nga Ambasada Amerikane ne Tirane dokumente te sherbimeve sekrete amerikane por edhe diskutime te vendeve te tjera te botes ku permendet Shqiperia.


Statistikat zyrtare tregojne se fjala Tirane eshte perdorur 714 here ne dokumentet sekrete te diplomacise amerikane. Nga ana tjeter termat shqiptar dhe Shqiperi jane perdorur respektivisht 1827 dhe 1768 here.


Shqiperia ndodhet 223 here si titulli i materialit ndersa fjala shqiptar eshte 79 here ne titull. Ende nuk ka asnje te dhene konkrete per keto materiale. Dokumentet e Wikileaks po tronditin boten dhe po vene ne rrezik marredheniet e shteteve por me sa duket ato do te prekin edhe Shqiperine.


Pjesa me e forte e dokumenteve jane materialet e derguara nga Ambasada Amerikane ne Tirane. Ne total behet fjale per 452 dokumente sekrete qe ambasada amerikane i ka derguar Departamentit te Shtetit per Shqiperine.


Shekulli ka mundur qe te zbardhe ceshtjet qe diskutohen me shpesh ne keto dokumente ndersa permbajtja e plote e tyre eshte ende e paarritshme. Fjalet kyce qe jane perdorur me shume ne dokumentet sekrete amerikane jane marredheniet e politikes se jashtme dhe ceshtjet e qeverisjes se brendshme.


Shekulli ka arritur qe te zbardhe temat kryesore te materialeve te derguara ne tre muajt e fundit nga dhjetori 2009 deri ne shkurt 2010 Materiali i Wikileaks perfundon ne shkurt 2010. Me poshte po paraqesim te plota fjalet kyce qe ndodhen ne koken e dokumenteve te hartuara nga Ambasada Amerikane ne Tirane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›