Referendumi per fletet e votimit shkon ne Kushtetuese
Grupi i nismetareve per referendum kerkon shpalljen te pavlefshem te vendimit te KQZ-se
TIRAN - Pas rrezimit nga KQZ-ja te kerkeses per referendum nepermjet te ciles kerkojne qe te pyeten qytetaret per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit grupi i qytetareve e ka ankimuar vendimin ne Gjykaten Kushtetuese.
Ne kerkesen drejtuar Kushtetueses nismetaret shprehen se KQZ-ja me veprimet e saj ka vepruar ne kundershtim me proceduren e parashikuar nga ligji dhe se ka cenuar te drejten per nje proces te rregullt ligjor per zhvillimin e referendumit te pergjithshem. Sipas tyre KQZ-ja nuk mund te shqyrtoje permbajtjen e kerkeses per referendum.
Nismetaret e referendumit per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit jane te mendimit se shqyrtimi i kushtetutshmerise se permbajtjes se kerkeses per rrjedhoje edhe te percaktimit nese referendumi lidhet me shfuqizimin e nje ligji apo me referendum per nje ceshtje te nje rendesie te vecante eshte kompetence ekskluzive vetem e Gjykates Kushtetuese dhe jo e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.
Ne zbatim edhe te neneve 150/1 152/2 te Kushtetutes dhe te nenit 129/3 te Kodit Zgjedhor te vjeter kompetent per te vleresuar nese nje ceshtje eshte apo jo e nje rendesie te vecante duke perfshire edhe kete rast eshte vetem Presidenti i Republikes.
Duke vepruar ne kete menyre KQZ-ja ka kapercyer kompetencat e saj ligjore neni 116/b i K.Pr.A. dhe ky akt eshte nxjerre ne kundershtim me proceduren e parashikuar nga ligji neni 116/c i K.Pr.A. per rrjedhoje Vendimi Nr. 26 date 28.09.2010 i KQZ-se eshte nje akt administrativ absolutisht i pavlefshem - thuhet ne argumentet e paraqitura nga grupi i nismetareve qe kerkojne zhvillimin e nje referendumi ku qytetaret te pyeten nese duhet te hetohen ose jo fletet e votimit.