E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi, ngushëllon Familjen Mbreterore

Tiranë- Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka ngushëlluar sot Familjen Mbretërore për humbjen e Leka Zogu I. Presidenti Topi shoqërohej nga zonja e parë e vendit Teuta Topi.

Kreu i shtetit, Bamir Topi u shpreh se ndarja nga jeta e pretendetnti për fronin mbretëror Leka Zogu I, nuk është dhimbje vetëm e familjes, por e mbarë popullit shqiptar.

Erdha të ngushëlloj nga afër Familjen Mbretërore për humbjen e Leka Zogu I. Sigurisht ndava me Princ Lekës dhimbjen, e cila nuk është vetëm e familjes, por e mbarë shoqërisë shqiptare që sot respekton një njeri, i cili ndonëse pati një jetë shumë të vështirë larg Shqipërisë, asnjëherë nuk iu shmang detyrimeve qytetare për të qenë një patriot dhe për të kontribuar për çështjen kombëtare.- u shpreh Topi.

Më tej presidenti i vendit uroj Princin Leka që ta mbushë shtëpinë më trashëgimtarë dhe të vazhdojnë të kontribuojnë në çështjet kombëtare.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Presidenti Topi drejt Turiqsë,vizitë 3 ditore
  2. Presidenti Topi, viziton Gjirokastrën
  3. Pavarësia, Familja Mbretërore uron diasporën në Amerikë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›