E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarrfikësi më i shkurtër në botë

Vince Brasco, nga Pittsburgu i Pensilvanisë në SHBA është zjarrfikësi më i shkurtër në botë.

Vince, 19-vjeçar, angazhohet prej katër vitesh si zjarrfikës vullnetar në qytetin e tij dhe lufton zjarret në lagjet e qytetit së bashku me pjesën tjetër të ekipit.

Edhe pse është i gjatë vetëm 1.25 centimetra, Vince, i cili punon me gjysmë orari edhe në një dyqan të gjërave elektronike dhe po studion për t’u bërë teknik medicinal, me fuqinë që ka mund t’i kryejë të gjitha punët që kërkon një zjarrfikës.

Forca e tij – dhe vendosmëria për të mos e lejuar gjatësinë ta kufizojë për të bërë çfarëdo dëshiron – është e mjaftueshme për të luftuar me zjarret dhe për t’i dalë në ndihmë komunitetit ku jeton.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›