E Diel, 1 Nëntor 2026

Pesëvjeçari shkon në kopsht dhe drejton buldozerin

Djaloshi pesëvjeçar Jovan Zizic nga Kliçeva e Malit të Zi vërtet është i veçantë për një arsye - ai përveç se shkon në kopsht me bashkëmoshatarët, hobi e ka të drejtojë buldozerin.

Ai mund ta drejtojë dhe të kryejë punë që kërkojnë angazhim goxha të madh me makinën gjigante prej 35 tonelatash, por ende nuk mund të ngjitet i vetëm në kabinë.

Djaloshi me lehtësi e nis buldozerin, rrotullon kabinën, gropon tokën me lugë, njëjtë siç mund të bëjë edhe një profesionist.

Xhaxhai i tij Igor Stanisiç ka dhjetë vite që punon me buldozer dhe nuk është e vështirë të kuptohet se Jovani e ka mësuar zanatin prej tij.

Nëna e tij Milena thotë se shpesh, pasi “luan” me buldozerin, ai bëhet gati dhe shkon në kopsht për të luajtur pak edhe me bashkëmoshatarët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›