Festat e fundvitit, Greqia lehtëson lëvizjen
Nga Aleksandër Marku
Qeveria greke publikon qarkoren për lehtësimin e lëvizjes të emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje. Përvec atyre që kanë leje qëndrimi, Shqipërinë do ta vizitojnë dhe ata që përmbushin udhëzimet e qarkores.
GREQI- Ministria greke e Rendit, ka publikuar sot qarkoren sipas së cilës të gjithë emigrantët e huaj që punojnë dhe jetojnë në Greqi të mund të vizitojnë atdheun e tyre me rastin e festave të fundvitit.
Qarkorja është nënshkruar nga vetë ministri i Brendshëm Prokopis Pavlopulos dhe është publikuar në faqen zyrtare të ministrisë së Rendit.
Kështu emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në mënyrë të ligjshme në Greqi u lejohet dalja drejt atdheut të tyre dhe hyrja në Greqi prej datës 15-11-2008 deri në datën
31-01-2009.
Kjo vetëm në rastet kur janë larguar nga Greqia brenda datës së përcaktuar.
Sipas kësaj qarkoreje të drejtën për të lëvizuar e kanë të gjitha ata emigrantë të vendeve të treta që disponojnë leje qëndrimi, e cila nuk ka skaduar.
Ndersa duke ju referuar katigorive kryesore te emigranteve theksojme se
Α.-Emigrantët me leje qëndrimi që i ka skaduar afati do të duhet që gjatë hyrje daljes së tyre të disponojnë :
a) Pashaportën e vlefshme ose dokument tjetër udhëtues që njihet nga shteti grek.
b)Lejën e qëndrimit që ka skaduar.
c) Vërtetimin e tipit Α (me ngjyrë blu) sipas të cilit ai ka dorëzuar të gjitha dokumentat për rinovimin e lejës së qëndrimit, para skadimit të saj.
Këtu përfshihen të gjitha katigoritë si, emigrantët me punë të përhershme, ata me punë të përkohëshme, ata që punojnë në bizneset e tyre të pavarura, studentët, emigrantët që kanë marrë bashkimin familjar, bashkëshortë të shtetasve grekë etj.
Β.-Shtetasit shqiptarë që kanë bërë kërkesë për herë të parë për leje qëndrimi duhet edhe ata të kenë:

b) Vërtetim të tipit Α (me ngjyrë blu) që fakton se janë dorëzuar të gjitha dokumentat për rinovimin e lejës së qëndrimit,para skadimit të saj.
C.- Për emigrantët shqiptarë të cilët kanë kërkuar bashkim familjar, punësim ose studime duhet:
a) Pashaportë e vlefshme ose dokument tjetër udhëtues që njihet nga shteti grek.
b) Vizat që kanë marrë për këto arsye nga organet greke.
c) Vërtetimin që kanë dorëzuar dokumentat për lejen e parë të qëndrimit.
Për katigoritë e tjera specifike numri i telefonit për sqarim është 210 6977182.
tek Drejtoria e Policisë Greke Athinë.
(a.r/balkanweb)