E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike prek edhe remitancat

Kriza globale qe ka perfshire ekonomine e shume vendeve ne bote do te ndikoje edhe ne remitancat e emigranteve shqiptare.

Sipas te dhenave te Ministrise se Punes, gjate vitit 2009 pritet qe dergesat e emigranteve drejt Shqiperise te pesojne nje ulje te ndjeshme, pasi shume prej tyre duhet te paguajne kredite ne vendin ku ata qendrojne.

“Mendohet qe nga te gjithe emigrantet te kete nje ulje ne dergesat e parave ne vendet e origjines. Shume shqiptare jane kreditore ne vendet ku jane emigrante pasi kane ndermend te blejne banesa. Kjo nuk eshte dukuri shqiptare”, shprehet Durim Hatibi, specialist ne Drejtorine e Emigracionit.

Gjate vitit 2007 dergesat e 402 mije emigranteve shqiptare nga Italia ishin 143 milione euro. Specialistet sqarojne se emigrantet jo te ligjshem sjellin dyfishin e kesaj shume ne vendin tone permes rrugeve jo zyrtare.

Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise, gjate vitit 2007 shuma e parave qe emigrantet sollen ne vendin tone ishte 947 milione euro.

Por gjate ketij viti pritet te kete nje ulje, jo vetem si pasoje e krizes globale, por edhe sepse rritja qe u ndje gjate vitit 2007 erdhi pasi me shume shqiptare u pajisen me dokumenta te rregullta ne krahasim me nje vit me pare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›