E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilacet, 10 drejtore ne prokurori

Ministria e Shendetesise dergon 10 drejtues spitalesh neper rrethe te akuzuar per abuzime me tenderat e ilaceve.

Sekretarja e pergjithshme ne kete ministri, Gerta Picari deklaron se auditi ka verejtur shkelje te renda si nga drejtuesit e spitaleve, ashtu edhe nga financieret e tyre.

“Jane shkelje te ndryshme te kryera nga spitalet e rretheve, si shkelje te ligjit per procedurat e tenderimeve, per buxhetin, qe do te thote devijime te fondeve ne adresa te tjera, shkelje ne rekrutimin e punonjesve dhe shkelje financiare e deme ekonomike”, ka pohuar Picari.

Per arsye te hetimit, emrat e tyre nuk publikohen, por sipas Picarit pervec tyre, po diskutohen dhe jane ne proces edhe te tjere zyrtare.

Auditi po vazhdon te kontrolloje te gjithe dokumentacionin neper spitale te rretheve te ndryshme per te nxjerre ne drite abuzimet e bera me fondet dhe menaxhimin e tyre.

Ne siten e auditit do te kaloje  i gjithe dokumentacioni i drejtorise se Qendres Spitalore Universitare te Tiranes. Ketij kontrolli nuk do t’i shpetoje as Ministria e Shendetesise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›