Kryeprokurori i Durresit: Sulmi ndaj meje, i qëllimshëm
Nga Artur Korriku
Një ditë pasi Inspektorati i Verifikimit të Pasurive dërgoi në Prokurori kërkesën për hetimin e pasurisë së kryeprokurorit të Durrësit, i fundit ka reaguar duke u shprehur se sulmi ndaj tij eshte i qellishmem
TIRANE-Jam i hapur përpara hetimit lidhur me pasurinë time dhe kur ky hetim të ketë përfunduar, do të flas gjatë”. Ka qenë kjo deklarata e prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, pas akuzave të ngritura në adresë të tij lidhur me një pasuri të madhe të krijuar brenda një kohe fare të shkurtër. Një ditë pasi Inspektorati i Verifikimit të Pasurive dërgoi në Prokurorinë e Përgjithshme kërkesën për hetimin e pasurisë së kryeprokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, ky i fundit ka deklaruar në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, se sulmet ndaj tij mund të jenë edhe të qëllimshme. Sipas Ndojës, ai nuk ka asgjë për të fshehur, sepse deklarimet e pasurisë i ka bërë me koshiencë të plotë në përputhje me ligjin. Por prokurori i parë i Durrësit, Arjan Ndoja nuk ka dhënë sqarime për dyshimin e ngritur në kërkesën e Inspektoratit të Verifikimit të Pasurive, ku rezulton se pasuria e krijuar prej tij është tepër e madhe dhe koha e punës si avokat tepër e shkurtër.
Ju kanë akuzuar se keni fshehur pasurinë dhe ky është qëllimi i hetimeve që të do hapen ndaj jush.
Jam i hapur përpara hetimit lidhur me pasurinë time dhe kur ky hetim të ketë përfunduar, do të flas gjatë. Nuk ka asgjë të re, pasi pasurinë time e kam deklaruar me ndërgjegje të plotë dhe nuk kisha arsye për të fshehur asgjë për organet e shtetit.
Cilat mendoni se janë arsyet e Inspektoratit të Verifikimit të Pasurive për të hapur hetime ndaj jush?
Nuk mund të deklaroj gjë ende për motivet që kanë shkaktuar këtë stuhi sulmesh mbi personin tim, sepse me sa duket ato mund të jenë të qëllimshme.
Në fakt ju keni fshehur pasurinë, apo thjesht ka një mosakordim mes shifrash?
Çdo gjë është e shkruar me dorën time dhe e depozituar sipas ligjit nëpër institucionet përkatëse. Nuk kam pasur asnjë arsye që t’i fshihja pronat e mija.
Po ju i jeni shmangur detyrimeve fiskale gjatë kohës ku keni ushtruar avokatinë në Tiranë?
Unë s’mund të flas gjatë për këtë çështje. Ata kanë dosjen time e mund ta shohin me detaje, e pasi të arrijnë një konkluzion, unë sigurisht do bëj mbrojtjen time.
Cila është forma e pasurisë suaj?
Në bazë të punës time dhe të ardhurave prej tyre, unë kam disa pasuri të patundshme në disa rrethe të vendit, të cilat i kam deklaruar në Komisionin e Verifikimit të Pasurive. Të tjera s’kam.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)