E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lazio, Zarate ne shenjestren e big-eve

Ne nje interviste per nje faqe italiane interneti, vellai-menaxher i 21 vjecarit, Sergio Zarate, konfirmon se sulmuesi lacial kerkohet nga shume klube por ai nuk do levize nga Roma.

Nje prej surprizave me te bukura te Lazio-s ne kete sezon, argjentinasi Mauro Zarate konfirmon interesimin e shume skuadrave te medha ne drejtim te tij menjehere pasi ai nisi sezonin fantastik me skuadren bardhekalter.

Ne prag te derbit te shumepritur kunder Romes, Zarate pret te shpertheje dhe ta konfirmoje veten si nje hero ne shtepine e Lazio-s ku ai ndihet shume mire pasi ka mbeshtetjen e madhe te tifozeve por edhe te presidentit Claudio Lotito, i cili e zbuloi ne kampionatin arab fale nje kasete qe studioi.

Ne nje interviste per nje faqe italiane interneti, vellai-menaxher i 21 vjecarit, Sergio Zarate, konfirmon se sulmuesi lacial eshte vene ne shenjester. “Zarate eshte i lumtur tek Lazio pasi tifozet e kane bere te ndihet menjehere si ne shtepine e tij. Ai do te qendroje ketu dhe une dua nje gje te tille. Me kane kontaktuar disa skuadra te medha angleze, spanjolle dhe italiane por nuk mund te them emra”, thekson manaxheri i lojtarit qe po e rikthen skuadren kryeqytetase ne majat e futbollit italian pas viteve te lavdishme te presidentit Cragnotti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›