E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e fundvitit, dyndje emigrantësh në pikat kufitare

Pikat kufitare në juglindje të vendit po shoqërohen me dyndje emigrantësh, të cilët kthehen në atdhe për rastin e festës së Vitit të Ri.
Në doganën e Kakavijës nga mesnata kanë kaluar 6200 emigrantë, 502 automjete dhe 70 autobusë. Dogana në anën tonë po punon me 9 sportele për të përballuar fluksin e emigrantëve, ndërsa pala greke punon me 5 sportele. Radha në tokën greke arrin deri në 2 kilometra.
Në doganën e Kapshticës situata e paraqëitet e qetë. Në anën shqiptare punohet me 6 sportele, ndërsa pala greke me 3 të tilla. Në 24 orët e fundit në këtë pikë kufitare kanë hyrë 5000 emigrantë me 2500 mjete. Ndërkohë që gjatë gjithë kësaj jave nga Kapshtica janë kthyer 50 mijë emigrantë.
Ndërkohë në portin e Durrësit kanë hyrë 7000 pasagjerë me 1200 automjete, por nuk ka pasur radhë të gjata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›