E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan/Vetëhelmohet me fotoksinë 44-vjeçari

Një 44-vjeçar nga Elbasani ka gjetur vdekjen pasi është vetëhelmuar.
Ferit Ferra është dërguar me urgjencë në spital rreth orës 14:00, ku me gjithë ndihmën mjekësore, nuk ka mundur të mbijetojë. Grupet e hetimit të policisë së Elbasanit mbërritën në vendngjarje, ku kanë konstatuar se ky shtetas ka konsumuar një sasi helmi e llojit Fotoksinë.
Policia po punon për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›