E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, gjendet e varur 35-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fushë Krujë ku një grua 35-vjeçare është gjetur e vdekiur në banesën e saj. Burime të policisë lokale thanë se viktima është gjetur e varur në banesën e saj.
Identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur ndërsa policia tha se menjëherë ka shoqëruar bashkëshortin e 35-vjeçares për tiu nënshtruar procedurave të hetimit.
Burime nga grupi hetimor thanë se po hetojnë për një vetëvrasje të gruas si dhe për mundësinë e vrasjes së saj nga bashkëshorti apo persona të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›