Pasaportat biometrike. Fluks në zyrat e gjëndjes civile
LEZHë- Kthimi i emigrantëve ka sjellë përvec fluksit në pikat kufitare edhe fluks në zyrat e gjendjeve civile ku aplikohet për kartën e identitetit dhe pasaportën biometrike. Edhe pse emigrantët e kanë marrë seriozisht apelin e ministrit të Brendshem dhe kryeministrit, zyrat e gjendjes civile nuk i përgjigjen dot fluksit të emigrantëve pasi ka pak sportele. Neës 24 ka ndjekur një situatë të tillë në Bashkinë e Lezhës, ku prej disa ditësh emigrantët zënë rradhën për të aplikuar dhe nuk arrijnë të përfundojnë procedurat.(m.a/News24/BalkanWeb)