Festat e fundvitit, fluks në pikat doganore
KAKAVIJË / KAPSHTICË - Situata e fluksit të udhëtarëve dhe radhëve të gjata të pritjes në doganat që lidhin vendin tonë me Greqinë është fenomen që përsëritet cdo vit, vecanërisht në sezonin e festave të fundvitit.
Mijëra emigrantë, mes të cilëve fëmijë u duhet të përballen me pritjet e gjata mes temperaturave të ulëta, ndërkohë që ajo cfarë sjell këtë situatë është vonesa në procedura nga pala greke.
Zakonisht edhe në gjendje të tilla emergjence me një numër në rritje udhëtarësh nga pala greke funksionojnë dy apo tre sportele, ndërsa ajo shqiptare vendos në punë 8 apo 9 të tilla. Janë emigrantët ata të cilët kërkojnë marrjen e masave për ti dhënë fund kësaj situate.
SITUATA NË PORTE
Vijon ende fluksi i udhëtarëve që mbërrijnë në portet e vendit tonë për festat e fundvitit. Raportohet se në portin e Durrësit sot mbërrijnë 7 tragete me 6500 udhëtare dhe rreth 1600 mjete.
Mësohet se për të përballuar numrin e lartë të udhëtarëve tragetet janë detyruar të kryejne nga dy rrugë në ditë.
Kjo ka sjelle edhe crregullim në orare. Mësohet se qindra udhëtare kanë pritur me orë të tëra gjatë natës në portet e Barit dhe Ankonës, për tu nisur drejt Durrësit.
Situata duket disi më e qetë në portin e Brindizit, ku mësohet se është reduktuar numri i pasagjerëve në pritje. Njëri prej trageteve të linjës Vlorë-Brindizi është duke punuar me dy rrugë në ditë, ndërkohë që i vetmi problem është crregullimi i orareve. Rreth orës 2:00 të mëngjesit ka mbërritur një tjetër traget në portin e Vlorës me 756 pasagjerë.
(el.me/news24/BalkanWeb)