E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali- Rrihet barbarisht shtatzëna, nga i dashuri shqiptar

Itali- Një surprizë për Krishtlindje për pak i ka kushtuar jetën një 33-vjeçarje shqiptare me banim në Itali.

Shtatzënë prej katër muajsh me një djalë shqiptar, vajza ka pritur natën e Krishtilndjeve për t’i thënë atij se pret një fëmijë. Por ky fakt nuk është pritur aspak mirë nga shqiptari 36-vjeçar, i cili e ka rrahur në mënyrë barbare vajzën, madje ka tentuar që ta hedhë nga kati i tretë i hotelit ku po qendronin.

Menjëherë klientët e tjerë të hotelit kanë lajmeruar policinë e cila ka arrestuar 36-vjeçarin.

Bëhet me dije se vajza është shtruar në spital në gjendje të rëndë me demtime në kokë dhe krah, por tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Itali, gjendet i pajetë trupi i 27 vjeçarit shqiptar Është gjetur i pajetë trupi i shtetasit shqiptar Alban Deliu,...
  2. Itali- Shtatzënë me një shqiptar, prindërit e detyrojnë të abortojë Itali- Pret një fëmijë nga një djalë shqiptar, dhe prindërit...
  3. Itali, vdes 5-vjeçarja shqiptare Itali- Mbrëmjen e së premtes, si pasojë e një kontakti...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›