Letra e Vito Kapos për Nexhmijen: Enveri i ngadaltë por kurrë konfuz
TIRANE - Ish-kryetari më jetëgjatë në Shqipëri, Enver Hoxha vdiq në prillin e vitit 1985, në moshën 77 vjeçare nga një seri sëmundjesh kronike, por askush para '90 nuk guxoi të nxirrte fjalë që veç të tjerash, ai kishte pasur dhe sklerozë. Destabilitetin e tij mendor, për herë të parë e pamë në një video ku shfaqej mbledhja e Byrosë Politike të Komitetit qendror në 12 shkurt 1985, vetëm dy muaj para vdekjes së tij. Situata e paraqitur në video ishte e tillë. Enver Hoxha bënte gabime, ngatërronte shifra e vite, ishte tejet i ngadaltë e i mplakur. Vetëm dy ditë më parë, Familja Hoxha ngriti pretendimin mbi pavërtetësinë e videos, duke e cilësuar si të manipuluar, ndërkaq që u përfol edhe Vito Kapo, e cila i kishte shkruar një letër Nexhmije Hoxhës pikërisht për ti sqaruar këtë situatë. Ish-ministria e Industrisë së Lehtë e Ushqimore Vito Kapo, ishte relatuese në mbledhjen e 12 shkurtit dhe video i referohet diskutimit mes saj e Enver Hoxhës. Ne kemi mundur të gjejmë letrën konfidenciale që ish-ministria i ka dërguar Nexhmije Hoxhës pikërisht mbi këtë mbledhje. Sipas saj, gjendja e Enverit ishte si gjithnjë e kthjellët. Ajo shkruan se ai ishte pak i ngadaltë, por kurrë konfuz, ndërsa pohon se në çështje numrash mund të bësh edhe lapsuse... Më poshtë ne po zbardhim letrën e plotë, dërguar të vesë së Enverit, pikërisht në këto ditë dhjetori të vitit 2011.
E dashura Nexhmije,
Kam kohë që po hezitoj të të shkruaj, për një lloj pamjeje televizive që po jepet në ekranet e disa televizorëve të vendit tonë.
Ai bën fjalë për mbledhjen e Byrosë Politike të KQ në shkurt të vitit 1985.
Në këtë mbledhje merrej në shqyrtim projekt plani 5 vjeçar i Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore ku unë isha ministre.
Atje për sh.Enver u duk me të vërtetë e pa pritur që unë të kisha vajtur e vetme për të paraqitur e mbrojtur planin 5 vjeçar të I.L.U. [Industrisë së Lehtë e Ushqimore].
Sot keqdashësit përpiqen ta paraqesin si një çuditje jo normale, nga ana e sh.Enver dhe si një mosbesim për aftësitë e mija.
Nexhmije, shoku Enver kish të drejtë të çuditej kur pa pritur u gjend para një ministre të vetme që merrte përsipër të paraqiti e të mbrojë projekt planin e një dikasteri si ai i Ministrisë së Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore.
Pse kish arsye:
Praktika e jonë në përpunimin e shumë planeve pesëvjeçare ka qenë që në B.P.[Byronë Politike] por dhe në Këshillin e Ministrave, plani paraqitej e mbrohej nga një grup i madh specialistësh, përveç ministrit.
Së dyti. Ministria e I.L.U. ishte shumë e gjerë dhe me një peshë të madhe në ekonominë e vendit; ajo siguronte mbi 40% të të ardhurave kombëtare. Prodhonte me mijëra e mijëra artikuj. Në të punonin me mijëra specialist të lartë, në qendër e në ndërmarrje.
Së treti. Shoku Enver nuk ishte vënë në korent që qe krijuar një komision me shumë specialist me disa anëtarë të B.P.[Byrosë Politike] që për disa seanca shqyrtoi e diskutoi projekt planin në fjalë.
Sot u ngjan çudi kjo punë kaq e vëmendshme që bëhej ndër ne; sepse sot s'dëgjohen as ministrat jo më specialist e masa, ka vetëm një zë!
Tjetër gjë që dua të theksoj, si një keqdashje në këto pamje televizive është paraqitja gjoja konfuze e sh.Enver.
I ngadaltë por kurrë konfuz, me qartësi të mrekullueshme mendore si kurdoherë. Dëgjoi, pyeti, bëri vërejtje, vlerësime, kritika e dha orientime, jo vetëm për I.L.U. por për shumë sektorë, sidomos në ruajtje të parimeve…
Aludojnë në këto pamje sikur shoku Enver ngatërron vitet. Unë dëgjova me kujdes vitet e pesëvjeçarit,… 1988… 1989 etj. Asgjë s'mu duk e ngatërruar. Unë çuditem me këto përpjekje. Vallë ka njeri që s'bën një lapsus kur flet me kaq shumë numra? "Të shohin veten!".
Qartësia dhe memoria e tij ishte brilante siç tha profesor Miliezi kur bëri një bisedë dy orëshe me të, në Dhjetor 1984.
Nexhmije më fal po mu desh të shpërtheja pasi i dëgjova në një nga këto ekrane këto ditë dhe vendosa të ti them të vërtetat Ty, sepse unë isha protagoniste në atë mbledhje pra dhe dëshmitare kryesore e kësaj të vërtete.
Të përqafoj me dashuri
Vito Kapo
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)