Festat e fundvitit komunitetet fetare feste te perbashket
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ishte i ftuar i nderit, nga Komiteti Shtetëror i Kulteve, në drekën e shtruar me rastin e festave të fundvitit, me të gjithë drejtuesit e bashkësive fetare ne vend. Në mesazhin përshëndetës, Kryetari i Bashkisë ka vlerësuar se shpirti festiv i Tiranës përfaqësohet më së miri, në ndërthurjen e simboleve fetare në sheshin e kryeqytetit shqiptar.
Besoj se ky është një lajtmotiv që shprehet më së miri sot në këtë drekë, një drekë e veçantë, ku përfaqësuesit e të gjithë komuniteteve janë ulur rreth e qark tavolinës. Unë jam i nderuar të jem pjesë e kësaj tavoline dhe ju siguroj se në projektet e vitit të ardhshëm, secili prej komuniteteve që ju përfaqësoni, do të gjejnë tek Bashkia e Tiranës, një partner të drejtë të ndershëm dhe të besueshëm. Natyrisht ju keni nevojë për ndihmë, kështu që ne do të bëjmë gjithçka për t’iu gjendur pranë komuniteteve, të pasurojmë Tiranën, kryeqytetin tonë me traditën specifike të secilit prej tyre dhe në traditën unike të bashkëpunimit dhe harmonisë mes besimeve të ndryshme në qytetin tonë”, u shpreh Basha, gjatë mesazhit të tij në këtë aktivitet.
Përfaqësuesit e Komitetit Shtetëror për Kultet falenderuan kryebashkiakun Basha për atmosferën e festës që i ka dhënë kryeqytetit dhe angazhimit të administratës së tij për të realizuar projektet e lëna në harresë për bashkësitë fetare.