Kryeministri Berisha feston me femijet e komunitetit rom

Përmes vjershave të ndryshme, numrave magjikë dhe argëtimeve të shumta femijët e komunitetit rom, festuan në këto ditë të fundvitit 2011, me kryeministrin Berisha dhe bashkëshorten e tij, Liri Berisha.
“Ju jeni vizitorët e mi më të dashur dhe më të bukur, me të cilët unë mbyll vitin që po përcjellim dhe festoj me ju ardhjen e Vitit të Ri. Ndaj ju falënderoj shumë që keni ardhur këtu, falënderoj shumë mësuesen tuaj, falënderoj prindërit tuaj dhe ju uroj shumë gëzime, shëndet, lumturi, juve dhe familjeve tuaja”, vlerësoi Berisha.
Kryeministri u tha fëmijëve se qeveria është plotësisht e angazhuar për t’u ofruar zgjidhjen më të mirë së sëbashku me prindërit dhe mesuesit e tyre dhe rruga më e sigurt për të arddhmen e tyre është shkollimi.
“Nga kopshti ju do shkoni në shkollë, nga shkolla në jetë, duke e ndjekur shkollën gjithnjë e më të sigurt. Ndaj dhe ne do të bëjmë gjithçka për kushte më të mira për ju, do bëjmë gjithçka që ju të keni një të ardhme tjetër, ashtu siç e meritoni, ndryshe nga prindërit tuaj”, u shpreh kryeministri Berisha.
Dhurata te ndryshme me lodra e veshmbathje, dhe urimet me te mira per vitin e ri Shqipërisë. Ne kete atmosfere krejt të veçantë, të organizuar në mjediset e godines kryeministrore, kreu i qeverise dhe zonja e tij ndanë me fëmijët kënaqësinë dhe emocionin e ketyre festave.