Sherri me thika, plagoset 22-vjecari, arrestohet autori
DIVJAKË- Një 22-vjecar është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në qytetin e Divjakës.
Ngjarja ka ndodhur mesditen e sotme, ku sipas policisë 22-vjecari Xhuljano Fusha është goditur disa herë me thikë nga Xhuljano Gjeka 21-vjec, pas një sherri për motive të dobëta.
Plagët e marra nga goditjet kanë bërë që 22-vjecari të transportohet drejt Spitalit Ushtarak në gjendje të rëndë. Ndërkaq policia ka vënë në pranga Xhuljano Gjekën dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(el.me/news24/BalkanWeb)