Hakerat turq sulmojnë faqet on-line franceze
TURQI- Mosmarreveshjet mes Turqisë dhe Francës zhvendosen në internet. Hakerët turq kanë sulmuar dhjetëra ëebsaite franceze në shenjë proteste ndaj miratimit të ligjit që kriminalizon mohimin e genocidit osman ndaj armenëve të miratuar nga Asambleja Kombëtare franceze në 22 dhjetor.
Menjëherë më pas, Turqia tërhoqi ambasadorin e saj nga Parisi dhe e ngriu bashkëpunimin ekonomik, politik dhe ushtarak me Francën. Hakerët turq mësohet se kanë sulmuar disa faqe të deputetëve francez të partisë në pushtet të presidentit Sarkozi mes të cilëve edhe ëebsiti-n zyrtar i Valerie Boje, deputetes që hartoi ligjin në fjalë si dhe ëebsitet e diasporës armene në Francë. Hakerat kanë arritur disa orë ta bllokojnë edhe faqen e senatit francez, i cili pritet të miratojë ligjin kontestues.
(el.me/news24//BalkanWeb)