E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e fundvitit me cmime te larta dhe tregje bosh

Ata qe e pesojne nga rritja e cmimeve nuk jane vetem konsumatoret por edhe tregtaret. Te paret ne keto raste tregohen me doreshtrenguar ne blerje ndersa te dytet duhet te perballen me ulje te xhiros


TIRAN - Gjeli i detit konsiderohet si mbreti i tavolines se Vitit te Ri qytetaret perpiqen te sigurojne ate me pare se cdo produkt tjeter. Ramadan Myrtaj eshte nje nder ata qe ka dale ne treg per te blere gjelin e detit. E sheh tek hyn ne pazar me nje nga tregtaret e gjelave por cmimi i duket i kripur dhe vijon tek tjetri deri ne gjetjen e nje cmimi te arsyeshem.


Ramadan eshte rreth te shtatedhjetave dhe merr nje pension prej 12 mije lekesh. Perballimi i festave me nje shume te tille do te ishte e pamundur per te duke marre parasysh cmimet ne tregje nese nuk do te kishte femijet te cilet nuk i kursejne asnje gje.


Tani po dal nga tregu dhe kam blere ato qe me duheshin. mimet jane te shtrenjta dhe me pensionin qe marr nuk perballohen dot fale zotit kam djemte qe me ndihmojne. Nuk e di se si ia bejne ata qe nuk kane mbeshtetje dhe duhet te ushqehen te paguajne faturat e dritave dhe ujit ka raste edhe qirane e shtepise me pension - shprehet ai.


Kete fundviti tregu nuk eshte i mbushur ashtu si vitet e meparshme mungon zhurma karakteristike e tregjeve dhe tek-tuk degjohet zeri i nje shitesi kadaifi tek reklamon mallin e tij.


Pertej nje tregtar i lutet klientit te provoje veren per te cilen ai thote qe e ka sjelle nga Permeti nje tjeter shpjegon arsyen e cmimeve te larta duke iu hedhur fajin furnizuesve me pakice ndersa shitesit e gjelave te detit perpiqen te joshin klientelen duke u treguar te gatshem per te negociuar cmimin.


Festat e fundvitit konsiderohet si periudha me frytdhenese per tregtaret por kjo nuk mund te thuhet per vitin 2010.


shte ora 1130 e drekes e cila konsiderohet nje nder oraret me te vrullshme per shkak se amvisat dalin per te bere pazaret pasi duhet te pergatisin edhe ushqimin e drekes por ne tregun e Pazarit te Ri ne Tirane kjo diference nuk verehet. Ritmi eshte i njejte si ne mengjes ne dreke ashtu edhe pasdite. Tregtaret ankohen per ulje te shitjeve nderkohe qe cmimet rriten nga dita ne dite. Nje fenomen i pervitshem ky me rastin e festave te fundvitit.


Ata qe e pesojne nga rritja e cmimeve nuk jane vetem konsumatoret per edhe tregtaret. Te paret ne keto raste tregohen me doreshtrenguar ne blerje ndersa te dytet duhet te perballen me ulje te xhiros dhe per kete shkak edhe te te ardhurave.


Te dhenat e Institutit te Statistikave raportojne per nje rritje te moderuar te cmimeve te mallrave te konsumit e ndjekur kjo edhe nga nje norme inflacioni e ulet. Por si zakonisht ardhja e festave eshte pasqyruar menjehere ne tregje me rritje te cmimeve.


Nje pjese e tregtareve me pakice fajesojne ata te shumices per rritjen e cmimeve ndersa keta te fundit kursin e kembimit ne rastet kur kemi te bejme me import por gjithsesi fenomeni i rritjes se cmimeve ne prag festash eshte i pashpjegueshem.


mimet e shtrenjta faji i euros apo i festes


Kursi i kembimit te lekut me monedha te forta eshte nje nder justifikimet e perhershme per rritjen e cmimeve te produkteve te importit. Por referuar te dhenave te Bankes se Shqiperise per kursin e kembimit leke/euro nuk verehet ndonje ndryshim i konsiderueshem ndermjet fillimit te muajit dhe fundit te tij qe te ndikoje ne rritjen e cmimeve.


Me date 1 dhjetor nje euro kembehej me rreth 138.7 leke ndersa me date 25 dhjetor me 138.2 leke. Sic verehet ndryshimi eshte i paperfillshem ndersa cmimet te pakrahasueshme.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›