E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshojnë procedurat e legalizimit, cilët objekte përfitojnë dhe cilët jo



Jo të gjitha objektet që janë ndërtuar në zonat informate të vendit, e veçanërisht në ato turistike do të përfitojnë nga procesi i legalizimit. Me propozimin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave ka vendosur të kryejë disa ndryshime në ligjin nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar. Kështu, sipas vendimit të fundit të qeverisë bëhen këto ndryshime dhe shtesa: a) Objekti i ndërtuar pa leje ose shtesa e sipërfaqes tej lejes së miratuar nuk kualifikohet për legalizim ose, nëse është kualifikuar, legalizimi ndërpritet në çdo kohë përpara lëshimit të lejes së legalizimit sipas nenit 28 të ligjit, në rast se legalizimi shkel vijën e ndërtimit në rrugët e kategorisë së parë, të dytë dhe të tretë, të parashikuar nga plani i përgjithshëm rregullues, studimet urbanistike apo projektet e veçanta infrastrukturore rrugore të çdo niveli, të miratuara a në proces.

Zonat turistike
Gjithashtu sipas ndryshimeve të reja në ligj, nga legalizimi përjashtohen të gjitha ato ndërtime pa leje që cenojnë zbatimin e projekteve për zonat turistike. Nga legalizimi nuk përfitojnë edhe ato ndërtime pa leje që pengojnë zhvillimin e zonave komerciale dhe rekreative, zonave ekonomike, parqeve dhe impianteve industriale, për të cilat ka studime të miratuara ose që janë në proces. Përsa i përket zonave turistike, ligji pëson ndryshime sipas përcaktimit të bërë në nenet 64, 65 e 66 të ligjit nr.8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, të ndryshuar, dhe të pikës 39 të nenit 4 të ligjit nr.9734, datë 14.5.2007 “Për turizmin”, të ndryshuar. Ndryshimet janë përcaktuar edhe për zonat ekonomike, ku edhe në këto të fundit nuk do të legalizohen ndërtimet pa leje në afërsi të tyre, sipas ligjit nr.9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”. Kjo procedurë ndiqet sipas rastit, në dokumentacionin e paraqitur nga organet shtetërore përgjegjëse, sipas pikës 8/1 të këtij vendimi.

Legalizimi
Kur objektet ndodhen në kushtet e moskualifikimit për legalizim, organet shtetërore
përgjegjëse kanë të drejtë t’i kërkojnë ALUIZNI-t ndërprerjen e legalizimit, duke specifikuar dhe shkakun konkret sipas pikave 2 e 3 të këtij vendimi, për të cilin ALUIZNI është i detyruar të ndërpresë procesin. Kërkesës duhet t’i bashkëlidhet, detyrimisht, dokumentacioni provues. ALUIZNI është i detyruar, që brenda 2 (dy) javëve nga data e depozitimit të kërkesës, t’u konfirmojë ndërprerjen e procedurave organit shtetëror përgjegjës dhe personit të interesuar për legalizimin e ndërtimit pa leje. Në rast se, me kalimin e këtij afati, ALUIZNI nuk ka konfirmuar ose ka refuzuar ndërprerjen e legalizimit, organi shtetëror përgjegjës ka të drejtë t’i kërkojë Këshillit të Ministrave pezullimin e procedurave të legalizimit të objekteve pa leje. Këshilli i Ministrave vendos sipas afateve dhe procedurës së përcaktuar në paragrafin e dytë të pikës 1 të nenit 13 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar”.

Procedura
Çdo qytetar fiton të drejtën të marrë tapinë e shtëpisë së tij pasi ka shlyer detyrimet nga shtetit. Procedura ka nisur me matjet dhe verifikimet e bëra nga ALUIZNI dhe përgatitja e një dosjeje të plotë për çdo qytetar. Më pas, me ligjin e ri për pagesën me bono privatizimi, kësaj dosjeje i shtohet dhe kërkesa e bërë nga vetë qytetarët për mënyrën se si duan të bëjnë pagesë. Ata kanë të drejtë që deri në 80% të vlerës ta paguajnë me bono. Gjithashtu, dy fatura të tjera në dosjen përkatëse janë dhe taksa për ndikimin në infrastrukturë, e cila është vetëm 0.5 për qind e çmimit bazë të vendosur nga Enti i Banesave, rreth 140 lekë, si dhe një tjetër faturë që përcakton një tarifë fikse për shërbimin prej 4 mijë lekësh për çdo kat të ndërtimit informal. Të gjitha këto dokumente, me shkresën zyrtare të ALUIZNI-t, u mundësojnë qytetarëve që të paraqiten në bankën përkatëse për të bërë pagesë.

Tab/////////////////////////////////
PËRJASHTIMET
Ndërtimet informate që nuk legalizohen

Nuk kualifikohet për legalizim objekti i ndërtuar pa leje ose shtesa e sipërfaqes tej lejes së miratuar që:
1- Cenon sistemin rrugor dhe hekurudhor, kombëtar e rajonal, si dhe brezat mbrojtës të tyre, të parashikuar nga plani i përgjithshëm rregullues apo studime të çdo niveli, të miratuar a në proces.
2- Shkel vijën e ndërtimit në rrugët e kategorisë së parë, të dytë dhe të tretë, të parashikuar nga plani i përgjithshëm rregullues, studimet urbanistike apo projektet e veçanta për infrastrukturën rrugore të çdo niveli.
3- Cenon integritetin e monumenteve të kulturës.
4- Është ngritur mbi/ose brenda brezit mbrojtës të kolektorit, digës, ose aeroportit.
5- Cenon trungun kryesor të infrastrukturës inxhinierike;
6- është ngritur brenda territoreve dhe kufirit mbrojtës të zonave të mbrojtura, me akte ligjore dhe nënligjore.
7- Cenon sistemet dhe brezat mbrojtëse të kanaleve kulluese dhe ujitëse.
8- Është ngritur brenda kufirit mbrojtës të burimeve natyrore, si naftë e gazmbajtëse, burimeve minerare, energjetike, burimeve e rezervave ujore etj.

29 Dhjetor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›