Civici: Kriza politike ndikim në ekonomi

Politika duhet që të zgjidhë mosmarrëveshjet pasi kjo po ndikon në ecurinë e ekonomisë dhe do të ndikojë edhe më shumë përgjatë 2011. Eksperti i ekonomisë Ardian Civici deklaron se mosmarrëveshjet në politikë po ndikojnë në miratimin e ligjeve të rëndësishme. Ndërkohë që pritet që të ndikojnë negativisht edhe zgjedhjet e majit pasi siç ndodh shpesh pakësohen investimet publike.
Ekonomia shqiptare përgjatë vitit 2010 ka pasur një ecuri positive. Sipas specialistit Ardian Civici ekonomia jonë ka pasur një rritje 2-3 përqind dhe rritje të konsiderueshme të eksporteve. Ndërkohë që një prej problemeve më të prekshme ka qenë pikërisht borxhi publik.
Ndërsa efektet e krizës ekonomike botërore priten që të jenë më të dobëta përgjatë vitit 2011 pasi viti 2008-2009 kanë qenë vitet më problematike.