E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat, euro zbret ne 136 leke

Euro e gjen veten ne kuotat me te uleta te dy muajve te fundit dhe shkak per kete mendohet te jete prezenca e larte e emigranteve qe kthehen per pushime ne vendin e tyre.
Edhe pse nuk ka shifra per nivelin e hyrjes se valutes euro ne tregun tone, tendenca dhe historiku verteton se luhatjet jane nga prania e madhe e emigranteve, te cilet shpenzojne per te afermit apo dergimin e te hollave per dhurata. Nje tjeter tendence e papritur eshte kuotimi i monedhes amerikane dollar. Sipas tregut te kursit te kembimit, dje 1 dollar eshte shitur per mbi 95 leke (shume prane 96 lekeve), niveli me i larte i tete muajve te fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›