E Shtunë, 31 Tetor 2026

Industria, serish renie si tremujor

Aktiviteti ne sektorin e industrise, ne terma te vleres se shtuar ne Prodhimin e Brendshem Bruto, ka regjistruar per te dytin tremujor radhazi renie vjetore, duke kontribuar negativisht ne rritjen e PBB-se.
Sipas nje vezhgimi te kryer nga Banka Qendrore, Prodhimi i Brendshem ne sektorin e industrise ra me rreth 6.3 per qind ne tremujorin e dyte krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Kjo renie u thellua me rreth 2 pike perqindjeje krahasuar me tremujorin e pare te vitit aktual. Shfrytezimi i kapaciteteve prodhuese ne sektorin e industrise, megjithese ka treguar shenja te lehta permiresimi ne tremujorin e dyte te vitit 2009, mbetet nen nivelin mesatar. Te dhenat nga vrojtimet sinjalizuan tkurrjen e aktivitetit industrial gjate gjysmes se pare te vitit 2009. Sipas Bankes se Shqiperise, treguesi i besimit per kete sektor, me gjithe permiresimin e lehte gjate tremujorit te dyte te vitit 2009, vijon te qendroje ne nivele te uleta, krahasuar me mesataren e tij afatgjate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›