E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreh ish-gruan se u ankua në polici, arrestohet

Edhe pse ishin divorcuar ishbashkëshorti jo vetëm që nuk e linte të qetë në jetën e saj, por e rrihte vazhdimisht sa herë që e shihte në rrugë apo ambiente të tjera. Dhuna ndaj grave, ka çuar në pranga një burrë nga qyteti i Kavajës.

Rifat Musta, 45 vjec, u arrestua pasi theu vendimin e gjykatës, i cili nuk e lejonte të takonte ish-gruan e tij. Nga burimet e policisë është mësuar se çifti ishte ndarë pak kohë më parë pikërisht për shkak të dhunës që bashkëshorti ushtronte ndaj gruas së tij, për shkaqe të ndryshme, veçanërisht xhelozie.

Kjo ka qenë arsyeja që gruaja kishte vendosur të ndahej dhe më pas të denonconte dhe burrin e saj në polici për dhunë. Por dhe kundër vendimit, 45-vjeçari, e ka qëlluar
ish-gruan, e cila më pas e ka përsëritur denoncimin në polici.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›