Shqiptarët me prona në Greqi: Rrezikojmë tokat
TIRANE- . Për këtë arsye, Shoqata e Shqiptarëve me Prona në Greqi, me anë të një peticioni të publikuar dje përmes një konference të posaçme shtypi, kërkoi "angazhimin e autoriteteve greke për lehtësimin e procedurave të pajisjes me viza, për të gjithë qytetarët që synojnë të adresojnë kërkesat e tyre të pronësisë para institucioneve greke". Kreu i kësaj shoqate, Agim Koçollari, kërkoi njëherësh edhe ndihmën e asistencën e shtetit shqiptar për kapërcimin e kësaj barriere, që rrezikon humbjen e këtyre pronave. Konkretisht, Koçollari kërkoi nga Tirana zyrtare të ushtrojë presion ndaj Greqisë për respektimin e Traktatit të Miqësisë të nënshkruar mes dy vendeve tona. Në nenin 15 të kësaj marrëveshjeje, thuhet se "vendet janë të angazhuara të heqin çdo barrierë në sistemet ligjore, të cilat bëhen pengesë për zotërimin paqësor të pasurive të shtetasve të njërës palë në territorin e palës tjetër". Vlera e pronave të shtetasve shqiptarë në Greqi, llogaritet të shkoje deri në 4 miliardë euro. Shqiptarët kanë dokumente që vërtetojnë se ata janë pronarë të tokave bujqësore, kullotave e pyjeve, ndërtesave, shtëpive të banimit, llogari bankare si dhe të rentave për vite të tëra, por e kanë të vështirë regjistrimin. Peticioni i Shoqatës së Shqiptarëve me Prona në Greqi iu është dërguar për dijeni edhe të gjithë përfaqësuesve të shtetit shqiptar si edhe të gjitha ambasadave të atashuara në vendin tonë.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)