E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat, fluks në Kakavijë, radha 8 km në anën greke

GJIROKASTER-Ardhja e emigrantëve me rastin e festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të ri në atdhe nga Greqia ka shkaktuar ditën e sotme një kaos të vërtetë ne pikën kufitare të Kakavijës.
Pala greke që sot punon vetëm me një sportel nuk arrin të përballojë fluksin e emigrantëve duke shkaktuar në anën greke një radhë prej 8 kilometrash të automjeteve.
Emigrantët shprehen të mërzitur për pritjen e gjatë prej 7-8 orësh që po u bëhet në pikën kufitare të Kakavijës. Ata thone se femijet dhe moshate e treta jane moshat qe rendohen me shume nga pritja.
Ndërkohë pala shqiptare i ka marrë të gjitha masat për përballimin e fluksit të emigrante që duan të dalin apo hyjnë në vend. Pala shqiptare aktualisht punon me 6 sportele.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›