E Diel, 1 Nëntor 2026

Niveli i liqeneve në HEC-et mbi Drin, shënon rritje

TIRANE-Niveli në HEC-et mbi lumin Drin është rritur ndjeshëm krahasuar më situatën e dy ditëve me parë. Nga këto HEC-ce prej mëse një muaji vijojnë shkarkimet për shkak të prurjeve të mëdha në liqenet e tyre si pasoje e reshjeve të bollshme që kanë karakterizuar stinën e dimrit.
Kështu në Fierzë, niveli ka pësuar rritje për dy ditë me rreth 50 cm, me 1 metër ai në Koman dhe Vaun e Dejës.
Sot
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) njoftoi sot të dhënat e fundit nga situata në hidrocentralet e kaskadës mbi lumin Drin deri në orën 08.00.
Në HEC-in e Fierzës, niveli i liqenit është në kuotën 285.52 metra, prurjet 460 m3 /sek dhe shkarkimet 438 m3/sek.
Në HEC-in e Komanit, niveli i liqenit ka arritur 170.80 metra, prurjet 638 m3/sek dhe shkarkimet 648 m3/sek. Në HEC-in e Vaut të Dejës, niveli i ujit është 72.40 metra, prurjet 674 m3/sek dhe shkarkimet 736 m3/sek.
Para dy ditesh
Sipas burimeve nga KESH kuota në Fierzë ne daten 22 Dhjetor shënoi 285.07 m, shkarkimet nga ky HEC ishin me 436 m kub/sek ndërsa prurjet me 785 m kub/sek.
Në Koman, niveli në liqen ishtë 171.46 m, prurjet shënuan 804 m kub/sek kurse shkarkimet 947 m kub/sek.
Kurse Vau i Dejës ndodhej para dy ditësh në kuotën 73.20 m, ndërsa prurjet në këtë HEC ishin 1058 m kub/sek, shkarkimet vijuan me 980 m kub/sek.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›