Kapshticë, mbi 4 mijë emigrantë rikthehen në atdhe

Mijëra persona kanë hyrë sot në atdhe nga pika kufitare e Kapshticës në rrethin e Korçës. Ndërkohë, edhe në drejtim të kundërt ka lëvizje të shumta.
Komandanti i policisë kufitare të kësaj pike, Dritan Sheme, tha se gjatë ditës së sotme deri në orën 16.00, në këtë Pikë Kalimi kanë hyrë rreth 4900 persona dhe 1200 automjete dhe kanë dalë rreth 3150 persona. Sheme tha se nga personat që kanë udhëtuar në drejtim të Greqisë, shumica ka qenë për të parën herë me pasaporta biometrike.
Pala shqiptare po punon me 6 sportele në këtë pikë për të përballuar fluksin e ardhjes së emigrantëve, ndërkohë që probleme nuk ka as në palën greke. //S.Ll/Start/
2010-12-23 17:35
[