Gjirokastër, makina del nga rruga vdes 20 vjecarja
GJIROKASTER- Një 20 vjecare ka mbetur i vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm kur makina në të cilën udhëtonte së bashku me bashkëshortin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Aksidenti i rëndë rrugor ndodhi rreth orës 02. 00 në aksin Gjirokastër-Kakavijë.
Në në afërsi të fshatit Haskovë, 10 km larg Gjirokastrës makina me targa GJ 1671 A, ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 20 vjeçarja Aldona Bylykbashi , ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, Fatjon Bykykbashi, bashkëshorti i viktimës.
Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, pasojë e të cilit mendohet të jetë shpejtësia jashtë normave të lejuara .
Referuar burimeve nga Policia lokale, vetëm gjatë këtij viti, në Qarkun e Gjirokastrës kanë ndodhur 6 aksidente të rënda, 5 prej të cilave në rrugë kombëtare dhe 7 në rrugë dytësore, ndërkohë që bilanci i aksidenteve është 12 të vdekur.
(s.g/balkanWeb)